Shkarkohet drejtori i qendrës shëndetësore pas denoncimit të qytetarit

Leda Hysa

Platforma e Bashkëqeverisjes “shqipëriaqëduam.al”, vijon t’u japë zgjidhje shqetësimeve të qytetarëve.

Një ankesë e ardhur në portal nga një qytetar i Mirditës ka marrë zgjidhje të menjëhershme. Problemi, që tashmë u zgjidh, kishte të bënte me mungesën e energjisë elektrike në ambulancën e fshatit Domgjon.

Rama theksoi gjithashtu se veç zgjidhjes së ankesave, instancat përgjegjëse marrin masa për shkaqet e degradimit. Ai bëri me dije se ka shkarkuar menjëherë Drejtorin e qendrës shëndetësore në Domgjon.

Në prononcimin e tij gjatë vizitës në këtë ambulancë, kryeministri Rama u shpreh ndër të tjera se nga ky shqetësim u arrit që të bëhej lidhja e energjisë në mbi 30 ambulanca të Mirditës po ashtu edhe në qindra të tjera në të gjithë vendin.

Kemi akoma punë për të bërë që shteti të funksionojë në shërbim të qytetarëve. Ky rast ishte shembulli se platforma e bashkëqeverisjes po funksionon.

Kryeministri tha se një drejtor dhe 35 punonjës hipotekash janë shkarkuar si pasojë e ankesave të ardhura në platformën e Bashkëqeverisjes me qytetarët.

Pra, platforma e bashkëqeverisjes po shkarkon edhe drejtorë të papërgjegjshëm, jo vetëm specialistë.

 “Mjaftoi ankesa e një qytetari në Platformën e Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al, që jo vetëm të bëhej lidhja me energjinë në ambulancën e largët të fshatit Domgjon, po që edhe të zbulohej një fenomen shumëvjeçar i qendrave shëndetësore të palidhura kurrë më energjinë në zona të ndryshme rurale…

Duhen vetëm 3 minuta për të angazhuar direkt qeverinë për një ankesë personale apo lidhur me komunitetin dhe në vetëm 10 ditë vjen përgjigjja zyrtare??”, shkruan Rama.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Mire keni bere, por kjo nuk eshte produktive. I bie qe ky milet duhet te prese kur Ju do te shkoni ne nje zone, qe dikush te ngreje nje ceshtje, qe ju ta zgjidhni ate, qe ju pastaj te postoni nje status per te treguar se “ja si e bera une, ja sa shpejt e zgjidha” etj, et, etj.
    Jo. Mos e beni kete.
    Ju jeni shtetar. Ai i varfri drejtor qe shkarkuat, te jeshe i bindur se nuk ka fjetur gjume. Ai me siguri qe duhet te jete dikushi deri sa i keni caktuar ate detyre (perndryshe beni autokritike se jeni Ju shkaktari). A e pyetet se pse kjo gjendje? Cfar ka bere Bashkia, Ministri i energjitikes, Ministri i Shendetesise, Ministri i punes e Ceshtjeve Sociale?
    Keshtu sic veproni Ju, kurre nuki ka per tu bere ky vend. Ju duhet te vini ne levizje gjith zinxhirin qe fillon nga Ju e deri tek infermierja punonjesi me i thjeshte.
    Ju lutem, me gjith respektin qe kemi per Ju, mos beni me te tilla gjera sepse po krijoni pershtypjen se keto jane vetem per dukje (ju te shkolluarit i thoni “per show”), zgjidhje te momentit, shume pa peshe, pasi ne kete moment qe flasim ke edhe me dhjetra e dhjetra qendra te ngjashme pa energji. Ju nuk i dini sa mund te jene, nuk i dijne ministrat, nuk i dijne drejtoret, nuk i dijne zevendes drejtoret ne ministri, nuk i dujne as drejtoret nepear bashki etj, et, pora nuk e di askush. Ju shkuat aty, e moret vesh, shkarkuar ate raobin, dritat u lidhen, populli te duartrokiti, vetem kaq.
    Merrni frenat e gjith Shqiperise ne dore se nuk ecet keshtu.
    E bera kete shenim, por i bindur se nuk vjen deri tek Ju, sepse ju nuk lexoni gazetet , nuk ka sesi te vije ky shenim deri tek ju, por ju nuk keni njerez te afte e punetore ne Kabinetin Tuaj t ua beje prezent keto shqetesime.
    Suksese.

  • Mire keni ba,po duhet te keni konsiderat dhe mirenjohje sistemit Monist qe elektrifikoi gjithe Shqiperin qe ne vitin 1971.Ne te kunderten do ishit me bishtuk,pishe,kandil dhe qiri.Kuptohet drejtori nuk do ekzistonte e si perfundim nuk do shkarkohesh.
    Te mendoshe te cojshe energjin elektrike deri ne keto fshatra te thelle do ishte nji mrekulli hyjnore.Ajo u ba rrealitet nesaje te sistemit monist qe ai mbretrore volli iku e la vendin ne mjerim.

  • Me keto veprime ky vecse tregon paaftesine e kesaj qeverie.Kjo tregon se ne cdo vend ka probleme qe duhen zgjidhur dhe po nuk shkoj njeri nuk zgjidhen!Hajde filozofi albaneze hajde!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *