Shkarkohet Kiço Londo, Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental

J L

Kiço Londo është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ndërsa në vend të tij është emëruar Altin Basha, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave i datës 2 dhjetor.

Pak kohë më parë, Altin Basha u largua nga posti i regjisorit të programit “Portokalli”, post të cilin e mbante prej 17 vitesh.

Vendimi i Këshillit të Ministrave

PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË TEATRIT KOMBËTAR EKSPERIMENTAL “KUJTIM SPAHIVOGLI”

Në mbështetje pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr. 10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës,

Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Kiço Londo, drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, lirohet nga kjo detyrë.
  2. Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Erion Braçe

 

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *