Shkarkohet kreu i Gjykatës së Tropojës, Dritan Seci

Ornela

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra, kryetarin e Gjykatës së Tropojës, Dritan Seci.

Kreu i Gjykatës së Tropojës nuk ka mundur të kalojë 3 kriteret e vetingut.

Dritan Seci u shkarkua për mosjustifikim të pasurisë, deklarim të rremë dhe shkelje në disa vendime gjyqësore.

Hetimi i thelluar i KPK-së u përqendrua në apartamentin 76 metra katrorë në Tropojë, të blerë në vitin 2012 për 2.2 milionë lekë të reja. Fillimisht, kjo pasuri sipas Komisionit është deklaruar 2 milionë e 100 mijë lekë, ndërsa në vetting është deklaruar 2 milionë e 200 mijë lekë.

Probleme janë konstatuar edhe në lidhje me makinën e blerë në vitin 2004, të cilën gjyqtari e ka deklaruar të blerë për 250 mijë lekë të reja. Por nga hetimi rezulton se ky mjet, në bazë të kontratës së shitblerjes është shitur për 200 mijë lekë.

Sipas Komisionit, rezulton se ka mospërputhje mes çmimit të deklaruar në deklaratën vetting dhe kontratës. Në lidhje me vitin, deklarohet e blerë në 2004, ndërkohë që sipas kontratës rezulton e blerë në vitin 2005.

Gjithashtu, u ngritën dyshime në lidhje me përdorimin e një mjeti me pronar A.Secin, vëllai i gjyqtarit. Nga hetimi rezulton se gjyqtari nuk ka deklaruar përdorimin e makinës së vëllait, as në pyetësor dhe as në deklaratën vetting.

Procesi i Vettingut u krye nga trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Sipas komisionit ky gjyqtar ka fshehur nje pasuri me 30.000 leke diference, ka nje apartament 76 m2 ne Tropoje me vlere 2.2 milon leke dhe nje makine me vlere 250.000 leke…se harrova ka perdorur edhe makinen e vellait!! Amani mor shoke se na moret ne qafe me ket drejtesi ne emer te drejtesise!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *