Presidenti i Milanit Silvio Berluskoni ka shprehur hapur zhgënjimin e tij ndaj trajnerit Mihajloviç dhe skuadrës në tërësi, lidhur me rezultatet e dobta të arritura sëfundmi.
Sipas mediave italiane shkarkimi i Mihajloviçit ende nuk është firmosur, por ai ka shumë pak mundësi që të qëndrojë në pankinën kuqezi.
Pas barazimit 11 me Veronën të dielën, trajneri akuzoi hapur arbitrat për padrejtësi ndaj skuadrës, por sipas mediave italiane, Berluskoni nuk e ka mbështetur këtë qëndrim.
