Në kulmin e aksionit anti informalitet, shkarkohet nga detyra zëvendës drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ervin Hoxha.
Ky vendim vjen në kushtet kur vetëm një ditë më parë, kryeministri Edi Rama bëri publik lajmin se disa inspektorë tatimorë në qytetin e Durrësit kishin abuzuar me detyrën duke marrë ryshfet e duke i plotësuar raportet në kafene, nga dembelizmi, siç kreu i qeverisë u shpreh.
Rastet abuzive u zbuluan nga qytetarët, të cilët raportuan në aplikacionin “Stop Informalitet” për shkelje në subjektet që vetë inspektorët i kishin ‘firmosur’ si biznese të rregullta.
Sipas RTV Ora Ervin Hoxhës i është kërkuar ditën e hënë dorëheqja prej ministres me kërkesë të kryeministrit Rama.
Në vitin 2017, Ervin Hoxha, ka mbajtur postin e drejtorit në Drejtorinë e Hetimit Tatimorë në Tiranë. Ai u dorëhoq nga ky post, pas arrestimit të tre inspektorëve në këtë drejtori.
o.j/dita

Spiunat e spiunave te spiunave te kryespiunit
Puna me aksione e nje qeverie ,e cfaq ate si informale….,te paafte,dhe te pa denje per tu paguare nga qytetaret asnje sekonde me teper…Kjo menyre pune eshte skandaloze.Kjo tregon se ky vetem shtet nuk eshte.Keshtu kuptohet se ,Kjo qe e quani veten qeveri ,ben nje aksion ,dhe fle nje vit.Si lokali i Kokedhimes ka me mijera biznese dhe vila qeveritaresh ,biznesmenesh dhe gazetaresh ne zonen e gjelber bregdetare te gjithe Shqiperise,pallate mbi 20 kate ne ane te reres dhe te ujit…me leja te kundraligjeshme dhe pa leje..Ndersa aksionet e qeverise behen tani ne fund te periudhes se pushimeve per te hequr sezhllonat,..Per mijerat e pallateve,hoteleve ,restoranteve dhe vilave nuk shohim ndonje aksion te qeverise…Shteti ka ngritur edhe strukture qeveritare per monitorimin e bregdetitit ,dhe per cudi edhe restorantin e Kokedhimes ,ne keto 6 vjet nuk e kane pare…Ky vetem shtet nuk eshte.Po te jete shtet ,ti fshije nga faqia e dheut te gjitha ndertimet e kundraligjeshme brenda ish kanalit bregdetar,ashtu si u vepra me Lanen ne Tirane….