Shkarkohet nga komisioni i vettingut, Herald Saraçi

Leda Hysa

 

Herald Saraçi, një prej anëtarëve të institucioneve të Vettingut, është i pari zyrtar që është kapur në shkelje nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

Pas disa seancave të Kolegjit të Apelimit, sot është vendosur që Saraçi të shkarkohet nga detyra e Komisionerit Publik të Vettingut.

Në datën 9 shkurt Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të nisë një hetim disiplinor ndaj komisionerit publik Herald Saraçi, për thyerje të disiplinës.

Pas katër seancave Kolegji i Apelimit ka vendosur shkarkimin e Saraçit për shkeljet e konstatuara nga ONM.

Kjo është çështja e parë që ka marrë në shqyrtim Kolegji i Posaçëm i Apelimit që prej ngritjes së tij, qershorin e vitit të kaluar, në kuadër të Reformës në Drejtësi.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *