Trajnerë të larguar pas polemikave me presidentin, konflikteve me lojtarët apo në rastin më të zakonshëm prej rezultateve të dobta.
Së fundmi ka dalë një arsye e re për shkarkimin e një tekniku: lidhja jashtëmartesore. Mbi të gjitha kur partnerja është bashkëshortja e presidentit të klubit.
Ngjarja e pabesueshme ka ndodhur në Greqi, me trajnerin e Olympiakosit, Leonardo Jardim.
Edhe pse me të në krye skuadra poi thyen çdo rekord në kampionatin grek, lidhja e fshtë i kushtoi postin portugezit.
I tërbuar nga ajo që punonjësi i tij bënte, presidenti Vangelis Marinakis mori masën më ekstreme që kishte mundësi.
Në 17 ndeshje me Jardim në Superligën greke, Olympiacosi kishte regjistruar 14 fitore dhe vetëm tre barazime. Skuadra gjithashtu luan në 1/16-at e Europa League, pasi u rendit e treta në Grupin B të Champions, ku luante me Schalken, Arsenalin dhe Montpellier.