Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar seancën dëgjimore me prokurorin e Prokurorisë së Tiranës, Shpëtim Kurti.
Prokurori, i cili është njëkohësisht edhe kandidat për KLP do t’i nënshtrohet filtrit të vettingut sa i përket anës profesioniale, pasurisë dhe integritetit. Trupa gjykuese e KPK përbëhet nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Roland Ilia.
Sipas ILDKPKI, Prokurori Shpëtim Kurti s’ka bërë deklarim te saktë të pasurisë dhe ka kryer fshehje të saj. Gjithasthu KPK duke iu referuar DSIK thotë se prokurori Kurti është i papërshtatshëm për të vijuar detyrën sepse ka kontakte me persona të përfshirë në krim dhe tendencë të jetë pjesë e krimit.
“Sipas DSIK, subjekti është i pa përshtatshëm për të vijuar detyrën, pasi ka kontakte me persona të përfshirë në krim dhe dyshohet se ka tendencë të jetë pjesë e krimit. Ai ka kontakte të papërshtatshme në më shumë se një rast dhe Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar (DSIK) mund të vihet nën presionin e krimit”- thotë KPK.
Prokurori Shpëtim Kurti e ka filluar karrierën në vitin 2002 dhe që nga ajo kohë ka shërbyer në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Më herët, ka mbajtur postin e Zv.drejtuesit të Prokurorisë së Tiranës.
l.h/ dita

OPGJ Shpetim Karakushi. Prokuror Julian Zonja. Gjyqtar Albert Mece. Jane persona qe kane lidhje absolute me krimin. Jam i gatshem tua vertetoj me ze, figure, dhe te shkruar e zeza mbi te bardhe. Te vulosur nga noteri. Po si keshtu more driteshkurter… menduat se kaq kollaj eshte…hajt tja fusim se ai jeton ne USA eee, hajt ta kercenojme qe mos vije ne Shqiperi… O maskarenj qe per 5 para shisni shpirtin shisni familjet tuaja… kaq kollaj e dini se eshte… do perballeni me mua dhe do dridheni si purteka nga poshtersia qe keni bere. E Verteta qe keni tentuar te fshihni do gjemoje kur ta degjoni. Me keni kerkuar 100.000$. Njerezit apo miqte tyaj me kane vjedhur dy makina ne vlere 75.000$. Haka do shkoje tek i zoti o driteshkurter. Per dijeni te lexuesve une quhem Alfred Sakaj. Kam patur ne pronesi nje sallon me makina Anerikane ne Tirane dhe jam larguar ne USA ne 2009 ku kam ngritur biiznesin tim me shitje makinash dhe export ne gjithe Boten… edhe ne Shqiperi.
Thyeju brinjet Alfred;me fakte.
Eshte shume pak nga c’e kane hak.Mos harro viktimat e tyre qe nuk e kane sot forcen sikurse ti.
Skota e gangsterizmit dhe antikombetarizmit ”llallerist dhe gjin.gjonist” u mori frymen dhe erzin njerzve,per tri dekadat e fundit .Sot eshte ora per t’a shperblyer.
Respekt per deshmine tende,ketu ne ”DITA”.