Shkarkohet redaktori i gazetës së Hong Kongut pas publikimit të një raporti rreth Panama Papers

Elton Tafaruci

Redaktori veteran i një gazete të Hong Kongut që publikoi një raport mbi rrjedhjet e dokumenteve të Panama Papers është shkarkuar nga puna, gjë që i ka nxitur unionet e gazetarëve të protestojnë dhe ka po ashtu vënë në dukje shqetësime të reja për liritë e medias në territorin gjysmë-autonom kinez

Stafi i asociacionit së gazetës “Ming Pao” ka shprehur pakënaqësi të madhe dhe zemërim për shkarkimin e Keung Kwok-yuen, i cili është numri dy i gazetës, të mërkurën, me qëllim që t’i ruajë kostot e operimit.

Në një komunikatë për media, asociacioni ka ngritur pyetjen nëse shkarkimi erdhi vërtet që t’i ndëshkojë anëtarët e stafit të cilët kanë opinione të ndryshme rreth çështjeve redaksionale.

Të mërkurën, gazeta “Ming Pao” publikoi një raport në faqen e parë për politikanët dhe afaristet e Hong Kongut të cilët ishin përmendur në dokumentet që rrodhen nga Panama Papers.

Por, asociacioni nuk e kishte përmendur emrin e Panama Papers në komunikatë për media të publikuar në faqen e tyre në Facebook.

Tetë asociacione tjera të gazetarëve të Hong Kongut kanë thënë në një komunikatë të përbashkët për media se ata janë të tronditur nga shkarkimi i Keung dhe se drejtuesit e “Ming Pao” ia kanë borxh një shpjegim lexuesve dhe publikut.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *