Shkatërrimi i Shkodrës vazhdon

redaktor

Dërguar me SMS

në numrin e redaksisë

Jam një qytetar shkodran. Me dëshpërim të madh them se Shkodra vazhdon të votojë një zonjë siç është V.Ademi për kryetare bashkie, e cila nuk është e shquar për kontribute si nënkryetare bashkie dhe si prefekte e që në shumë raste ka mashtruar qytetarët, si në rastin e përmbytjeve të vitit 2011, që do t’i shpërblente një për një. Infrastruktura është për të dëshiruar, tregjet janë në gjendje të vajtueshme, që siç thonë të moshuarit, më mirë kanë qenë në kohën e sundimit turk se tani. Edhe si intelektuale nuk shquhet. Është një femër zevzeke, e rrëmbyeshme që vështirë të komunikosh me të. Nuk e di me cilat motive është nisur PD-ja për këtë zonjë të paaftë, që nuk është dalluar në asnjë detyrë të ngarkuar. Dhe të jenë të sigurt shkodranët se ajo do e shkatërrojë më tepër Shkodrën. Ajo është dalluar si militante e PD-së dhe gjithmonë në Parlament ka folur me fjalor të ndyrë si të dallkaukut S.Berisha. E.K.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *