Shkatërrimi që la pas uragani “Irma”

Gazeta Dita

Me erërat e tij që mbërrijnë shpejtësinë 295 km në orë, uragani “Irma” ishte shkatërrues për Karaibet. Banesa të tëra janë kthyer në gërmadha e 10 persona kanë humbur jetën.

Prej uraganit të kategorisë së pestë, niveli më i lartë i mundshëm, ishulli i vogël i Barbudës është pothuajse i pabanueshëm dhe territori francez i St. Martinit është rrafshuar gati krejtësisht.

Plot 95% e banesave në Barbuda kanë pësuar dëme dhe dëshpërimi dallohej qartë në deklaratën e kryeministrit Gaston Browne.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *