Një operacion i zhvilluar nga policia greke, orët e para të mëngjesit të së premtes ka sjellë arrestimin e 21 personave, shumica e të cilëve mësohet se janë shqiptarë.
Policia greke ka shkatërruar një bandë trafikimi droge, e cila është përgjegjëse edhe për disa vjedhje në distriktin e Exarchias në Athinë.
“Kathimerini” raporton se policia nuk ka dalë ende në një njoftim për media lidhur me detajet e operacionit dhe të personave të arrestuar.
l.h/ dita
