Dy shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi dyshohen si drejtuesit e një bande të trafikut të kokainës.
Ata janë arrestuar gjatë një operacioni te kryer nga policia italiane ku janë sekuestruar 75 kg kokainë në portin e Gjenevës.
Mediat italiane raportojnë se të arrestuarit janë dy shqiptarët Nik Dauti 38 vjeç, i njohur si “Besnik”, si dhe Artur Mahmutaj, 37 vjeç.
Shkatërrimi i rrjetit ka ardhur pas arrestimit të një 45 vjeçari italian i identifikuar si Massimo Roça, i cili tashmë është në burg dhe konsiderohet si personi përgjegjës për trafikimin e drogës.
Përgjimet e realizuara nga autoritetet italiane kanë çuar në zbulimin dhe dokumentimin e të gjithë aktivitetit kriminal të bandës./ l.h dita
