Shkatërrohet banda e “Gjergjëve” në Greqi

Edona Llukacaj

Policia greke ka shkatërruar një bandë grabitësish shqiptarë, të cilët vidhnin banesat e futbollistëve. Mediat greke raportojnë se banda përbëhej nga 5 persona, të cilët kanë të njëjtin mbiemër, por nuk saktësohet nëse kjo është për shkak të lidhjeve të gjakut me njëri-tjetrin.

Të arrestuarit janë: Albert Gjergji, Agida Gjergji, Anton Gjergji, Nikolin Gjergji dhe Bardhok Gjergji.

Grupi i “Gjergjëve” akuzohet se kanë kryer së paku 33 grabitje banesash në vendin fqinj, nga të cilat 9 i përkisnin futbollistëve. Shqiptarët që hynin në banesa, merrnin nga aty sendet me vlerë që gjenin.

Mediat helene shkruajnë se të arrestuarit përdornin dy makina, njërën për grabitje dhe tjetrën për arratisje. Shqiptarët ishin mjaft të kujdesshëm. Ata  bënin lëvizjet me doreza dhe me maska, kurse komunikimi i tyre ishte i koduar.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *