Policia greke ka shkatërruar bandën e shqiptarëve që grabisnin banesat dhe dyqanet në zonën e Epirit të Veriut.
Bëhet fjalë për 3 shqiptarë të moshës 21 vjeç, 26 vjeç dhe 28 vjeç. Sipas policisë greke, banda e shqiptarëve kishte kryer 18 grabitje në dy muajt e fundit.
Përveç akuzës së grabitjes, shqiptarët akuzohen edhe për posedim droge, armëmbajtje pa leje dhe qëndrim të paligjshëm në vend. Ata u arrestuan ditën e djeshme nga policia dhe gjatë operacionit autoritetet gjetën edhe disa prej sendeve të vjedhura.
Banda e shqiptarëve grabiste përgjithësisht banesat e qytetarëve që ishin të braktisura pasi ishin larguar për të jetuar në Athinë, ose banesat e dyta të tyre.
