Shkatërrohet banda e hajdutëve shqiptarë në Itali

Herion Mesi

ROMË- Një bandë hajdutësh shqiptarë në Colleferro është shkatërruar nga policia italiane. Banda e përbërë nga 4 pjesëtarë vepronte në jug të Romës dhe grabiste kryesisht apartamentet.

Tre persona u arrestuan mëngjesin e sotëm dhe të tre ishin skeduar edhe më herët nga policia për grabitje, ndërsa i katërti ishte arrestuar më herët.

Ata janë 24, 25 dhe 26 vjeç. Nga hetimet rezulton se vetëm në muajin mars 2015, në datë 13 në apartamentin e një tregtari kishin vjedhur objekte me vlerë dhe flori. Për tu siguruar ata goditën edhe tregtarin.

Në 23 mars hynë në banesën e një artizani dhe pasi grabitën 3 mijë euro, objekte me vlerë, ar dhe gurë të çmuar u arratisën. Në 29 mars u pikasën brenda një apartamenti dhe për të siguruar arratinë, goditën me sende të forta pronarin./H.M/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *