Një grup i organizuar trafikantësh droge është shkatërruar nga policia Italiane.
Në sajë të operacionit të ‘Sottobosco’, u bë e mundur shkatërrimi i bandës shqiptaro-arabe duke vënë pas hekurave 22 persona, të cilët akuzohen se janë pjesë e një grupi trafikimi të drogës që vjen nga Holanda.
Kjo bandë operonte në disa zona të Italisë, përkatësisht në; Emilia Romagna, Toscana, Lombardia dhe Sicilia.
Media italiane shkruan se grupi e merrte kokainën nga Holanda dhe më pas e shpërndante atë në tregun italian.
Karabinierët e komandës së Ferrara-s, së bashku me kolegë nga Bolonia, Modena, Parma, Brescia, Mantova, Firence, Pisa dhe Pistoia ekzekutuan urdhrin për arrestimin e 22 personave, të cilët ndodhet në paraburgim.
Hetimet për operacionin në fjalë kishin nisur në vitin 2016, ndërsa provat vërtetuan edhe aktivitetin e paligjshëm të kësaj bande, që ishte e specializuar për tregtinë e kokainës të importuar nga Holanda.
l.h/ dita
