Arrestohen 12 shqiptarë si anëtarë të një bande që shfrytëzonte vajza për prostitucion në Itali. Banda përbëhej nga Mark Kondi, 25 vjeç; Gëzim Prenga 31 vjeç; Ensuida Hila 24 vjeç – e dashura e njërit prej të arrestuarve – edhe kjo e arrestuar; Gjergj Çupi 28 vjeç dhe kushëriri i tij Arbër Çupi 24 vjeç nga Mirdita; Adison Shabani 28 vjeç; Pëllumb Hamza 28 vjeç; Albert Ruci 25 vjeç; Dorjan Visha 31 vjeç me tre kushërinj të tij vëllezërit: Shpresim Vishaj 22 vjeç, Sekret Vishaj 21 vjeç dhe Artur Vishaj 24 vjeç.
Ata u vunë në pranga mbrëmjen e së enjtes dhe gjatë gjithë ditës së premte e të shtunë. Ndërkohë identiteti i të arrestuarve u bë publik nga policia italiane vetën ditën e djeshme. Personat e mësipërm u vunë në pranga në dy operacione të koordinuara ndërmjet tyre.
Banda e zhvillonte aktivitetin e saj në krahinën e Monxës dhe e Komos në veri të Italisë. Kapobanda një 43-vjeçar nuk është kapur ende nga policia italiane, ndërsa shumica e anëtarëve të bandës tashmë gjenden pas hekurave të burgut. Banda përbëhej nga shqiptarë përgjithësisht me lidhje familjare midis njëri- tjetrit.
Grupi kriminal krahas prostitucionit akuzohen edhe për vjedhje në provincat e Komos, Veronës, Breshias dhe Monxës në Italinë e veriut. Me grupin e shqiptarëve u arrestua edhe një vajzë 22 vjeçe Carmen Zaharia nga Rumania e cila ushtronte prostitucion. Autoritetet italiane priten të bashkëpunojnë me homologët e tyre shqiptarë për të goditur çdo pastrim të mundshëm të parave të fituara me prostitucion, në aktivitete të ndryshme biznesi në Shqipëri.
Operacioni
Operacionet nisën në orët e para të ditës së premte (23-24 janar 2014) nga karabinierët e bashkisë së Kantusë, rajoni i Lombardisë dhe të koordinuar nga prokuroria e provincave të Komo-s dhe Monxa-s. Në pranga përfunduan 13 persona me origjinë shqiptare, që vepronin në Lombardi, por me “seli” në Durrës, vendin e tyre të origjinës, ku kishin studiuar harta të territorit dhe ndanin zonat rrugë për rrugë. Sipas policisë rrjeti kishte një strukturë hierarkike piramidale të organizuar mirë. “Bosi” pasi përzgjidhte vajzat në Shqipëri, shpesh në mënyrë të dhunshme ua shiste anëtarëve të bandës në Itali. Më pas punën në terren e kontrollonin tutorët shkruajnë mediat italiane.

PO TIMOSHENKO DODA E BRRAKES DI GJE PER KETO FEMRA APO PERGJIGJET VETEM PER ‘VIRGJERESHAT’ TOPALLE?