DETAJET: Kush e drejtonte nga Ekuadori ‘kompaninë Bello’. Trafikonin kokainë në 10 vende të botës, 30 të arrestuar, 5 prej të cilëve në Shqipëri

Ornela

Një hetim i i nisur prej vitit 2015 lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës të drejtuar nga një shqiptar, pronar i kompanisë “KOMPANIA BELLO”, është finalizuar ditën e sotme në 10 shtete të ndryshme.

Në kuadër të këtij operacioni janë vënë në pranga 30 persona, 5 prej të cilëve në Shqipëri.

Këta të fundit dyshohet se janë pjesë e grupit të Dritan Rexhepit i cili tashmë ndodhet pas hekurave në një burg të Ekuadorit.

Gjatë këtyre pesë viteve janë sekuestruar mbi pesë milionë e gjysmë euro dhe pothuajse 4 tonë kokainë që trafikohej nga karteli i drogës të goditur ditën e sotme.

Sipas policisë kompania e drejtuar nga shqiptari merrej me importimin e ngarkesave të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut, të financuara nga grupe të trafikantëve të drogës që veprojnë në të gjithë Europën.

Operacioni është shtrirë në Itali, Shqipëri, Belgjikë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermani, Greqi, Holandë, Rumani, Hungari dhe Ekuador.

Mes të arrestuarve është edhe bossi shqiptar i kokainës Eldi Dizdari i cili është vënë në pranga në Dubai dhe tashmë do të ekstradohet drejt Italisë.

Hetimet janë drejtuar nga autoritetet italiane konkretisht Skuadra Mobile e Firences dhe Shërbimi Central Operativ i Policisë, në bashkëpunim me skuadrat e tjera kompetente lëvizëse, organet e policisë të shteteve të Bashkimit Evropian në fjalë dhe Policinë e Shtetit shqiptar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë, në bashkëpunim me homologët, i koordinuar nga Europol, Eurojust dhe Shërbimi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor.

Operacioni ndërkombëtar antidrogë i koduar “LOS BLANCOS”, i shtrirë në disa shtete, si Itali, Shqipëri, Belgjikë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermani, Greqi, Holandë, Rumani, Hungari dhe Ekuador, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të drogave të forta.

Në Shqipëri operacioni është zhvilluar nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Vlorë, Lezhë, Durrës e Shkodër, me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, të Njësisë së Kërkimit “Fast” dhe të Zyrës së Interforcës në Shqipëri.

Si rezultat i operacionit, në Tiranë, Vlorë, Lezhë e Durrës, janë kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi, 5 të kërkuar, konkretisht:

Në Tiranë është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasi G. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, Gjykata e Firences, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Në Vlorë janë kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasit E. J., 27 vjeç dhe J. Ll., 31 vjeç, pasi Gjykata e Firences, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Në Durrës është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi, shtetasi R. I., 33 vjeç, pasi Gjykata e Firences, Itali, i caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”.

Në Lezhë është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasi V. L., 40 vjeç, pasi Gjykata e Firences Itali, e ka dënuar me 24 vite burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi drogat“.

Gjatë operacionit, Skuadra Mobile e Firences dhe Shërbimi Central Operativ i Policisë, në bashkëpunim me skuadrat e tjera kompetente lëvizëse, organet e policisë të shteteve të Bashkimit Evropian në fjalë dhe Policinë e Shtetit shqiptar, kanë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për 30 shtetas, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Nga hetimet ka rezultuar se një shtetas shqiptar drejtonte një kompani të quajtur “KOMPANIA BELLO”, që merrej me importimin e ngarkesave të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut, të financuara nga grupe të rëndësishme të trafikantëve të drogës që veprojnë në të gjithë Evropën.

Hetimet kanë nisur në vitin 2015 dhe gjatë kësaj periudhe janë mbi pesë milionë e gjysmë euro dhe pothuajse 4 tonë kokainë që janë kapur dhe sekuestruar nga Policia.

 

o.j. / dita

Share This Article
3 Comments
  • Dhe kolici i kokaines banda shkerdhen birishes dhe likes jane pjese e ndrageta viva la vita tali celja musabell e hasnppap hasanbel republikan gerdec gon kulici egzekutor Te con te duart e pastra sali like.

  • Turp i madh!
    Quhet sukses kapja e krimineleve nderkombetare pasi jane bere te njohur boterisht dhe jo t’u mbylleshin mundesite e krimit ne Shqiperi!

    Policia detyren kryesore e ka PARANDALIMIN E KRIMIT e jo te mburret me bandat dhe kriminelet e kapur gjithnje ne rritje pasi ata te kene bere kerdine!
    Dhe shajne Enverin keta plehra!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *