Shkatërrohet Mozaiku i Tiranës, LSI reagon e vonuar, opozita pa rol rregullator për demokracinë në vend

Rovena Cerka

Opozita duhet të ketë një rol monitorues dhe parandalues, por kjo duket qartë se nuk po ndodh.

Njësoj si me rastin e Teatrit Kombëtar apo Maternitetin, ëtë mëngjes ka reaguar për Mozaikun e Tiranës, kandidatja e LSI Klajda Gjosha.

Por me vonesë.

“Javë e tmerrshme për Tiranën. Të shtunën në darkë u prish materniteti Mbretëresha Geraldinë, monument kulture e memorie historike për të gjithë qytetarët që lidhën me të me qindra mijëra kujtime!

Të hënën u prish Mozaiku i Tiranës. Gjurma më e vjetër historike e Kryeqytetiti nga periudha e Perandorisë Romake, asaj Bizantine dhe fillimet e Krishtërimit në Shqipëri. Shkatërrohet në pak sekonda duke u mbuluar e gjitha në beton!
Ndërkohë po këto ditë është marrë dhe vendimi në KKT që Galeria Kombëtare e Arteve të ndjekë fatin e godinës së Maternitetit.

Për fat të keq projekte të ngjashme janë parashikuar dhe për Muzeun Historik dhe Bibliotekën Kombëtare.

Në fund të mandatit kjo qeveri po shkatërron e tjetërson çdo pasuri kulturore e publike. Duket sikur zemërimi për humbjen e pushtetit po del duke shkatërruar cdo gjurmë historie dhe identiteti mbi kryeqitetin e Shqipërisë!

25 prilli nuk është vetëm rotacion politik por dhe mision kombëtar! Duhet t’ia ndalim dorën kësaj qeverisje” – shkruan Gjosha.

 

c.r /dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *