Një tornado i fuqishëm ka goditur një fshat në Rumani ditën e martë dhe dëmet nuk kanë qënë të vogla.
Vorbulla e erës dëmtoi zonën afër qytetit të Kalarasit, 51 kilometra në lindje të Bukureshtit, duke shkatërruar rreth 10 shtëpi dhe fermat.
Tornadoja arriti të përmbysë një autobus, në të cilin ndodheshin 39 pasagjerë.
Katër prej pasagjerëve u dërguan në spital ndërsa 12 të tjerë u mjekuan në vendin e ngjarjes.
Pritet që kushtet e këqija të motit të vazhdojnë të ndikojnë në rajon deri ditën e sotme.
Ndërkohë, dëshmitarët okulare kanë arritur të shohin dhe filmojnë nga afër fuqinë shkatërruese të tornados.


j.l./ dita
