Shkelën ligjin, ILDKP gjoba për 117 zyrtarë publikë

redaktor

117 zyrtarë të niveleve të ndryshme nuk kanë dorëzuar deklaratën e interesave private. Një fakt i tillë u bë i ditur nga ILDKP e cila ka marrë dhe masat që përcakton ligji për raste të tilla.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, sqaroi në njoftimin e tij se ka vijuar punën për rakordimin e subjekteve deklarues në të gjitha institucionet publike, në nivel qendëror dhe lokal.

Në përfundim të plotë të proçesit të administrimit të deklaratave të interesave private, si dhe pas komunikimeve dhe rakordimeve të kryera dhe me institucionet përkatëse ku këto subjekte ushtrojnë funksionet e tyre publike, u konstatuan 117 zyrtarë të niveleve të ndryshme të cilët nuk kanë dorëzuar deklaratën e interesave private “Para Fillimit në Detyrë” dhe “Pas Largimit” për vitin 2013 dhe 2014”.

“Në zbatim të nenit 40, pika 1/a të ligjit nr.9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, sipas të cilit “Për mosdeklarim periodik apo me kërkesë, në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, zyrtari ose personi i lidhur me të, që mbart detyrim për deklarim, dënohet me gjobë nga 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lekë deri në 100.000 (njëqind mijë) Lekë”, Inspektori i Përgjithshëm, gjatë këtyre ditëve, përmes vendimeve të posaçme, vendosi masën administrative “gjobë” për subjektet deklarues që rezultuan të mos kenë dorëzuar deklaratën e interesave private”, thuhej në këtë njoftim.

Gjithashtu, në lidhje me masën administrative të zbatuar ndaj secilit subjekt, ILDKP saroi se “ka njoftuar zyrtarin, subjekt deklarimi, si dhe institucionin epror dhe bën me dije subjekteve deklarues ndaj të cilëve u mor masa administrative “gjobë”, që në rast të refuzimit të dorëzimit të deklaratës së interesave private, subjekti konsumon elementë të veprës penale parashikuar në nenin 257/a, paragrafi i parë, i Kodit Penal”.

Share This Article
6 Comments
  • Gjoba mos ti kaloj 2000 leke te vjetra se zyrtaret i kemi cope cope..te vetmen pasuri qe kane dashurin ne mes njeri tjetrit prane zyrave te shtetit…please mos e fshini komentin.

  • A ka shance te publikohet kjo liste, ne grupe nga 20-30 perdite; e tipit “Name & Shame” qe gjithe publiku ta mesoje kush jane ata.

    Kushtdo qe s’tregon “interesat private” kur paguhet nga Fondet Publike’ s’eshte Naiv.

    Duhet me shume rreptesi ne keto drejtime.

  • Kjo eshte thjesht per te treguar qe ILKDP-ja po punon.Te gjithe zyrtaret e denuar me gjobe jane punonjes te administrates qe nuk kane patur funksione drejtuese -shumica e tyre jane te larguar nga puna.Nje nga ato jam edhe une,jam larguar me kerkesen time ne Mars 2013 per arsye emmigrimi,qe nga ajo kohe jetoj. dhe jam qytetar I nje vendi tjeter(USA).I kam derguar disa e-maile ILKDP-se se cfare kerkon nga une ,pasi per periudhen qe kam qene ne pune kam bere deklarimin sipas ligjit,dhe natyrisht qe nuk kam marre asnje pergjigje.Kam patur shume besim se kjo qeveri do te ndryshoje te pakten dicka,por sic duket behet shume zhurme per asgje.Denohen zyrtare qe nuk jane ne pune dhe qe nuk kane patur funksione ne administrate ndersa ish Drejtore, dhe qeveritare qe jane bere milionera ose jane perseri ne pune ose kane hapur biznese dhe jane bere ortak me qeveritaret e sotem.Me duket se nuk do te behemi asnjehere.

  • Deklarohet se u gjobiten kaq e aq,por a paguhen kto gjoba,sa,ku ?Pse nuk deklarohen emrat,te ç’digasteri jane?Disa kan te drejt qe thon se behet per shw…!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *