Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve në kuadër të zbatimit të moratoriumit 10-vjeçar për shfrytëzimin e pyjeve, gjatë inspektimeve të vazhdueshme dhe intensive në të gjithë territorin, bën me dije se gjatë ditës së sotme ka kapur në flagrancë shtetasit F. D dhe L.B.
Këta dy shtetas në zona të ndryshme të qarkut të Korçës, po shpyllëzonin sipërfaqe pyjore.
Në zbatim të pikës 1 nenit 6 të ligjit nr. 5 /2016 “Për moratoriumin në RSH” ndaj shtetasit me iniciale F. D dhe ndaj shtetasit me iniciale L.B. është vendosur gjobë në masën 50 milionë lekë të vjetra.
Sipas procedurave dhe ligjit në fuqi rastet janë kallëzuar nga inspektorët e pyjeve të qarkut Korcë në polici dhe pritet të shoqërohen në komisariat.
