Me qëllim rritjen e cilësisë së hetimit si edhe për të parandaluar e dokumentuar veprat penale, Prokuroria e Tiranës dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat nënshkruan sot një memorandum bashkëpunimi.
Memorandumi është nënshkruan nga drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj si edhe drejtori i përgjithshëm i SHÇBA, Muhamet Rrumbullaku.
Marrëveshja nënshkruhet pak ditë nga nisja e fushatës zgjedhore për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, ku një nga pikat e bashkëpunimin dhe hetimit mes dy institucioneve janë edhe shkeljet gjatë procesit zgjedhor.
Përmes këtij memorandumi, synohet rritja e efikasitetit dhe bashkërendimi i punës ndërmjet institucioneve, realizimi i komunikimit dhe shkëmbimit të të dhënave, përmes krijimit të një Task Force me pjesëmarrës përfaqësues të të dy institucioneve me qëllim forcimin e veprimeve të përbashkëta hetimore për çështjet që lidhen me korrupsionin e zyrtarëve, veprimet në procesin zgjedhor, veprimet arbitrare për tejkalim të kompetencave të policisë së shtetit gjatë ushtrimit të detyrës, koordinim për analiza të përbashkëta për nisjen e hetimeve etj.
Përmes këtij memorandumi Prokuroria dhe SHÇBA do të bashkëpunojnë në kryerjen e hetimeve të përbashkëta apo shkëmbimit të informacionit.
b.b/dita

O Rama e Llesh.Po mirë more me njerzit e Salës,atë katundarin e Tiranës,do ruani e zbatoni ligjin e procesit zgjedhor nga veprimet e bandave të Saliut Lumit e Monikës.Kjo është komedi shumë groteske.Prokuroria dhe policia ka detyra funksionale që po si kryen dënohen me ligj.Të paktën mos u mundoni të tallen me Prokuroren,duke e.detyruar të kryejë veprime pa kuptim si firmosja e djeshme.