Autoriteti i Mediave Audiovizive i ka tërhequr vëmendjen televizionit “Klan”, për shkelje të rënda etike në emsionin “Zonë e lirë”. Sipas AMA bëhet fjalë për transmetimin dhe ritransmetimin e emisionit “Zonë e Lirë” në datat 29 dhe 30 Prill 2016, për të cilët “ka pasur ankesa për shkelje flagrante që, në thelb, ngrinin shqetësimin e rregullave të etikës në transmetimet televizive”.
Nisur nga kjo, AMA i ka dërguar një shkresë televizionit kombëtar Klan, ku thuhet se pas shqyrtimit të përmbajtjes së emisionit nga ana e Këshillit të Ankesave, duke iu referuar pjesës nga ora 21:05-22:30, u evidentuan shkelje gjatë bisedës mes dy të ftuarave dhe moderatorit.
“Konkretisht, janë përdorur shprehje të papërshtatshme, gjeste dhe performanca që shkelin etikën, të palejueshme për orarin e transmetimit. Pavarësisht vendosjes së shenjës paralajmëruese (-16), gjatë emisionit mungonte kërkesa e drejtpërdrejtë dhe e përsëritur e moderatorit për largimin e fëmijëve nga ekrani. Madje, pati kërkesa të vazhdueshme për përsëritje të skenave dhe gjesteve që janë në kufijtë e pornografisë.
Ritransmetimi i emisionit, në datë 30 Prill 2016, nga ora 11:11, si dhe përfshirja e një kronike informative në edicionet e lajmeve në televizionin kombëtar “Klan” mbi performancën e dy të ftuarave në emisionin “Zonë e Lirë”, është në shkelje të plotë të Kodit të Transmetimit.
Për sa më sipër,
-mbështetur në nenin 33, pika 1, gërma (d) dhe (e) të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe në Kodin e Transmetimit të AMA-s, seksioni 1, “Parime themelore”, Seksioni 4, “Transmetimi i programeve informative” pika 4.8, “Seksioni 5, “Programet kulturore argëtuese, filmat dhe fëmijët”, si dhe në zbatim të nenit 133, pika 1, germa a;
-duke pasur parasysh kohën kur programi është emetuar në një televizion me licencë kombëtare e me impakt në publik;
AMA i ka tërhequr vëmendjen për të mos përsëritur raste të tilla, që bien ndesh me ligjin dhe Kodin e Transmetimit, në të kundërt, Autoriteti do të ndjekë procedurat për sanksion në zbatim të legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftimin e Autoritetit të Mediave Audiovizive.
Video nga emisioni i realizuar më 29 prill

Cani si manjak shumefish dhe mbi te gjitha manjak seksual dhe parash e ka kthyer ate emision ne gazetari prostitucioni prej kohesh dhe keta te AMAS i thone :”dale, dale se do te ndeshkojme”
Keta te AMAS jane debile!
Nik
Emisioni me surrogato, i krahasueshem me te famshmin “Big Brother”, qe, per fat te mire, theu qafen!
Po ftove kurvat ne nje program domosdo qe shale do shikosh. Dhe per cfare do flasin tjeter vec muhabet kurvash? Une ketu mbeshtes Canin, se jam me bindjen qe TV-se i ka ardhur fundi si mjet i edukimit masiv.Rrnofte Cani, Franga(sidomos ajo zvicerane) dhe programi Zona e Kellire.Zoti u ruajte mendte e kokes kush humb kohe te shohe e degjoje keto mbllacitje debilash!
Ky emision eshte kthyer me plot kuptimin e fjales ne shtepi publike me prostituta te peshtira. Bravo Klani! Bravo Sandri!
Po ckini qe u bini ne qafe .50 vjete te mbyllur e te komanduar se cduhej bere. Tani qe u hapem hidheni dhe kritikoni se kush eshte ne fakte njeriu i ri qe u krijua ne kohen e demokracise .Cani eshte majmuni me i emancipuar qe tregon evolimin e shoqerise qe po ndertojme me ndihmen perendimore .
me mire bajeni kete tv klanin verjani emrin CHANEL X- SEXSI KLAN turpi i presidentit te klanit atij malokut