Raporti për SHISH: Ajazi ka shkelur ligjin, por nuk kërkohet shkarkimi!

Bledar Lumani

Komisioni Parlamentar i Sigurisë ka miratuar vetëm me votat e deputetëve të mazhorancës raportin për Shërbimin Informativ Shtetëror, i cili u paraqit nga deputetët Xhemal Qefalia, Piro Lutaj dhe Pjerin Ndreu.

Tre deputetët socialistë ishin pjesë e grupit të Kontrollit në zyrat e SHISH, ndërsa dy deputetë të opozitës nuk iu bashkuan kontrollit të ngritur nga Komisioni i Sigurisë.

Burime nga Komisioni bëjnë të ditur se grupi i kontrollit ka konkluduar në gjetjen e emërimeve në kundërshtim me ligjin, mbi të cilin bazohet funksionimi dhe organizimi i SHISH.

Gjithashtu konfirmohet si shkelje mjaft e rëndë gjetja e një shkresë, e cila iu është shpërndarë drejtorive të SHISH në rrethe, ku udhëzohet përgjimi i drejtuesve të policisë.

Raporti

Në raport theksohet se, “në Shërbimin Informativ Shtetëror, gjatë funksionit të kryerjes së detyrave ka mungesa dhe shkelje të ligjeve bazë dhe akteve normative”.

Po ashtu në raport thuhet se në veprimtarinë e këtij institucioni janë vërejtur tendenca për kontrollin e institucioneve të tjera, duke çuar kështu në mbivlerësimin e SHISH dhe shkeljen e ligjit.

Ndonëse burimet janë mjaft të kufizura për shkak të natyrës së sekretit shtetëror, raporti vëren mungesë të informimit të institucioneve me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale të ndodhura në vend, të cilat u referohen disa prej informacioneve që SHISH i ka dërguar Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Nuk dihet nëse ky raport do t’i paraqitet Kuvendit, apo Konferencës së Kryetarëve dhe nëse nga mazhoranca do të ndërmerren hapa të tjerë në drejtim të ndryshimit të ligjit për SHISH, apo drejtimit të shërbimit sekret shqiptar. Por, burime nga grupi i kontrollit thonë se në raport nuk kërkohet shkarkimi i Visho Ajazit.

Nuk thuhet specifikisht pse nuk është kërkuar shkarkimi i kreut të SHISH, ndërsa deputetët e Komisonit të Sigurisë thanë se të gjitha vërejtjet i kanë në raportin e paraqitur.

Share This Article
9 Comments
  • po pse beni dizinformim! nuk e ka ne dore kryeministri ta shkarkoje, maksimumi ben propozimin. nese Ajazi ka bere shkelje, duhet te dergohet ne gjykate, prandaj Rama nuk mund te beje asnje verpim sepse nuk eshte as prokurori as gjykate! mos hapni llafe koti, se hapni pune pastaj e dukeni si goje te keqija!

  • Parlamenti me shumicen qe ka ka mundesi te beje dhe ribeje cdo gje,nga largimi i presidentit per cfar po abuzon e deri tek me i fundit qe merr rrogen me taksat e shqiptareve.Llafet e tjera
    qe fliten jane lloqe Kavaje.Ne asnje vend nuk ka pavaresi kur abuzohet me ligjin,vendin e qeveris shumica dhe ajo ka pergjegjesi per cdo gje se eshte 1 vit ne pushtet.

  • ahahahhahahahhahhahahhahahaahahhahahahahahha
    po kta na perdhunuan nuk di sa kohe me bemat e Vishos ,kapjen e shtetit me emerimin e Vishos ,kobure e Saliut Vishua , pergjime te Vishos ,ateher ne fakt opozite dhe pozite e votuan unanimisht ligjin per pergjimet …e kane qejf spiunllekun keshtu brenda tyre se jashte jane te gjithe spiune pa pagese te ambasadoret …
    Piro Lutaj akuzon Vishen per emerime te jashteligjshme ???
    po pse ka ngelur ndonje nga familja Lutaj deri te kushurinjte e 5 pa emeruar nga Piro ??
    kishte dhe me shume gallate se te Portokallia kur dilte dhe fliste per ushtrine
    gjeneralet te shkarkuar padrejtesisht ,korrupsion me uniformat …u telendis shoku Piro me te share Saliun …vdiste per pak minister …po ja kaloi Mrika
    kishte harruar te na thoshte qe gruaja ishte punonjese te ministria e Saliut …dhe kur u be 21 janari , atje punonte …jemi opozitar vellezer .
    Pajtimi dekan ,dr me Saliun dekan me Ripjelljen …kokepalaret ashtu ngelen
    te na rroj pushteti dhe bur[r]at qe madhesine e masin me poste dhe ofiqe
    se pa parti …aha ca fshatare te reformes agrare kthehen …qe ne qytet hyne fale grave
    u martuan me qyqare nga qyteti …per pashaportizim .
    Rrofte Rilindja dhe …VISHUA !

  • Piro lutaj, hero i luftës kundër talebanëve në afganistan,kundër isisëve në irak, kundër lloj-lloj terroristëve në te gjithë globin!?? U bë gjeneral qysh në maternitetin e prapaskenës dhe tani udheheq me sukses betejat e skenës? Ç’kini me këtë hero më té madh se lei feni ? Ai është biri i ri i regjimentit të prapaskenës dhe adoleshenti i regjimentit të skenës? Sa libra e romane do të shkruhen për këtë napoleon piciruk,asqë e merni me mënd ?? Hajt tung!

  • perrallat me mbret qe tregon edi rama nuk besohen me,justifikohet duke the se nuk i fut ne hundet punet e drejtesise,shikut,presdintetit,gjyqesorit,se gjoja jane te panvarur,po 1000milion votat rilindja i mori per te vene ne vend drejtesine e munguar te ketyre 25vjeteve demokraci te pergjakur dhe e fallsifikuar per shqiptaret e shkretosur

  • zRama as per kete problem nuk duhesh te behesh as prokuror as gjykates kur dihet qe shkarkimi i tij varet nga k/ministeri per gjithe keto shkelje te ligjit qe ka kryer ky birbo sherbetori i thekur i Berishes .KETU KA DICKA QE SSHKON QE ATE E DI VETEM TI E MOS U MBRO KOT ME FJALE BOSHE jo se populli sdi jo se skuptn e shume pralla te tjera kur ai e mer vesh pa e hapur gojen e jo te flasesh..

  • Ky Vishua eshte burre pa bythe, Ordiner i paafte, thjeshte nje vegel partie.

    Duhet te qerohet 1 ore e me pare. Malok i peshtire si gjithe Maloket i PABESE….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *