Sipas nënsekretarit për çështjet zgjedhore në PS, Bledar Çuçi, ndarja e mandateve të deputetëve si në vitin 2009 do të thotë se vota e një kuksiani vlen më shumë se vota e një tiranasi
Eksperti i Partisë Socialiste për çështjet zgjedhore argumenton qëndrimin kundër vendimmarrjes nga ana e parlamentit për ndarjen e mandateve. Bledar Çuçi në një intervistë për gazetën “DITA” shprehet se me këtë hap të mazhorancës shkelet jo vetëm Kodi Zgjedhor i miratuar me konsensus por edhe vetë Kushtetuta. Ndër të tjera Çuçi thotë nëse do të miratohet ndarja e mandateve si në vitin 2009 do të kemi anashkalim të institucionit që administron zgjedhjet dhe pabarazi të votës. Në analizën e tij nënsekretari i PS-së thekson se vota e qytetarëve të Kukësit ka dal me vlerë më të madhe se vota e durrsakëve apo banorëve të kryeqytetit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha përgjigje negative kërkesës së opozitës për ndarjen e mandateve në institucionin që administron zgjedhjet. A do të pranoni miratimin e ndarjes së mandateve të vitit 2009 nga Kuvendi?
Kurrsesi. Ne e konsiderojmë këtë tentativë (që me sa duket PD do ti shkojë deri në fund)një shkelje flagrante jo vetëm e procedurave të përcaktuara qartë në Kodin Zgjedhor për mënyrën e ndarjes së mandateve për Kuvendin, por një veprim që bie ndesh hapur me Kushtetutën e Shqipërisë dhe parimet e trashëgimisë elektorale evropiane, të kodifikuara nga Komisioni i Venecias në dokumentin “Kodi i praktikës së mirë në çështjet zgjedhore”. Këto janë veprime të bëra në dëshpërim të plotë nga një mazhorancë që është në ikje.
A mund të na jepni shkurtimisht argumentet tuaja për secilën nga këto pretendime?
Së pari, kemi të bëjmë me shkelje të procedurave që parashikon Kodi Zgjedhor përndarjen e mandateve, duke anashkaluar institucionin propozues që është KQZ-ja. Sa për ta kuptuar më qartë këtë rol të KQZ, mund t’ju them se është njësoj sikur Presidenti i Republikës të dekretojë tre ligjet e “integrimit” me rënëse Kuvendi nuk mundet t’i miratojë ato. Pretendimi i PD-së se KQZ-ja e ka ezauruar momentin procedural, është i pavend, pasi KQZ nuk ka marrë ende një vendim për ndarjen e mandateve për zgjedhjet e radhës, madje siç edhe pamë në mbledhjen e të hënës, ajo refuzoi me forcën e kartonit ta bënte një gjë të tillë. Ndërkohë që afati për miratimin e mandateve është deri më 7 mars 2013.
Nga ana tjetër, caktimi i mandateve sipas skemës së vitit 2009 me popullsinë e vitit 2013 cenon hapur Kushtetutën e Shqipërisë ku thuhet ndër të tjera se vota është e barabartë (neni 45), si dhe bie ndesh me “Kodin e praktikës së mirë në heshtjet zgjedhore” miratuar nga Komisioni Venecias në vitin 2002.
Sipas këtij dokumenti, pesë parimet bazë të Trashëgimisë Elektorale Evropiane janë votimi i përgjithshëm, i barabartë, i lirë dhe i fshehtë. Votimi i barabartë për fshin edhe atë që quhet fuqia e barabartë e votës. Komisioni i Venecias udhëzon se për të garantuar fuqi të barabartë të votës “…duhet që mandatet të ndahen në mënyrë të barabartë midis zonave zgjedhore…” dhe se “…devijimi i lejueshëm nga norma nuk duhet të jetë më shumë se 10%…”.Kur këto parime nuk zbatohen, atëherë ballafaqohemi me atë që njihet si gjeometria elektorale (electoral geometry), në formën ose të “gjeometrisë aktive elektorale”, domethënë, shpërndarjes së mandateve, në mënyrë të tillë që shkakton pabarazinë përfaqësim sa po aplikohet, ose në formën e “gjeometrisë pasive elektorale”, që rrjedh nga aplikimi i gjatë i pandryshuar i shpërndarjes territoriale të mandateve.
Le të shohim konkretisht impaktin që sjell alkimi i mandateve të vitit 2009, në Shqipërinë e 2013-s, e pasqyruarën tabelën e më poshtme. Nga tabela duket qartë:
Nr. |
Qarqet |
Popullsia 7 nëntor 2013 |
Mandate 2009 |
Shtetas/mandat |
% ndaj mesatares |
1 |
Berat |
231414 |
8 |
28926.8 |
93.9 |
2 |
Dibër |
179276 |
6 |
29879.3 |
97.0 |
3 |
Durrës |
418430 |
13 |
32186.9 |
104.5 |
4 |
Elbasan |
434167 |
14 |
31011.9 |
100.7 |
5 |
Fier |
491190 |
16 |
30699.4 |
99.7 |
6 |
Gjirokastër |
154285 |
5 |
30857.0 |
100.2 |
7 |
Korçë |
352445 |
12 |
29370.4 |
95.4 |
8 |
Kukës |
108750 |
4 |
27187.5 |
88.3 |
9 |
Lezhë |
215176 |
7 |
30739.4 |
99.8 |
10 |
Shkodër |
330269 |
11 |
30024.5 |
97.5 |
11 |
Tiranë |
1020013 |
32 |
31875.4 |
103.5 |
12 |
Vlorë |
376795 |
12 |
31399.6 |
101.9 |
Totali |
4312210 |
140 |
30801.5 |
100.0 |
se në rastin e qarkut Kukës, devijimi nga mesatarja është rreth 12%, pra është më e lartë se norma maksimale e lejueshme nga Komisioni i Venecias. Madje po të shohim diferencën midis qarqeve Kukës dhe Durrës, ajo shkon rreth 16%. Pra, kemi të bëjmë me një rast të pastër të gjeometrisë pasive elektorale.
Po le ta lexojmë pak më thjesht tabelën. Në qarkun e Kukësit një deputet përfaqëson 27187 shtetas, ndërsa në atë të Durrësit një deputet përfaqëson 32186 shtetas. Përfundimi, vota e një kuksiani vlen më shumë se vota e një durrsaku apo tiranasi. Kjo do të thotë sipas Komisionit të Venecias “fuqi e pabarabartë e votës” dhe si e tillë, nuk duhet lejuar pasi është në kundërshtim me parimet e trashëgimisë elektorale evropiane.
Nëse do të kalojë në Kuvend ndarja e mandateve, cilat janë hapat që do të ndërmarrë Partia Socialiste?
Nuk më takon mua të vendos për axhendën e Partisë Socialiste, por konstatoj me keqardhje se mazhoranca po e detyron opozitën dhe shoqërinë shqiptare në përgjithësi (ajo pjesë që nuk është e lidhur me pushtetin) që të shfletojë kapitullin e fundit të manualit të demokracisë. Fatkeqësisht, kryeministri Berisha ka dhënë prova për një gjë të tillë.
Disa probleme jo edhe aq të vogla janë shfaqur edhe me çështjen e listave zgjedhore. Si e sheh PS-ja këtë proces, duke qenë se në të kaluarën listat zgjedhore kanë qenë një objekt i madh kontestimesh?
Është e vërtetë që në të kaluarën listat e zgjedhësve kanë qenë një objekt i madh kontestimesh por, me ndryshimet e Kodit Zgjedhor, të paktën, kemi garantuar një transparencë më të madhe si dhe, kemi krijuar mundësinë për monitorimin e hartimit të listave zgjedhore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, nëpërmjet auditit tonë. Gjithashtu, në PS është ngritur një strukturë profesionale e posaçme që po merret konkretisht me verifikimin saktësisë së listave paraprake. Mund t’ju them se deri tani janë gjetur një sërë pasaktësish ku më shqetësueset janë ato që kanë të bëjnë më rekordet e dubluara. Kemi evidentuar mijëra familje që janë të regjistruara në më shumë se një qendër votimi të cilat po ja bëjmë prezente fillimisht DPGJC dhe në qoftë se kjo drejtori nuk reagon, atëherë do të ndjekim rrugën ligjore për ti denoncuar pranë organeve kompetente. Për këtë qëllim do të ketë një raport publik që do të prezantohet në KQZ brenda javës tjetër. Gjithsesi, PS tashmë i ka të evidentuar të gjithë këta persona me gjeneralitete të plota dhe me adresë dhe askush nuk do të guxojë të votojë më shumë se një herë.
Pesë muaj para zgjedhjeve kemi lëvizje fiktive demografike të popullsisë, falsifikime, manovra me KQZ, shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve. Për të gjitha këto duket se Trojka nuk ka thënë asnjë fjalë, e sidomos OSBE. Si e shpjegoni këtë fakt dhe a u keni kërkuar që të shprehen publikisht?
Nuk kam asgjë për të thënë për këtë, vetëm se të citoj ish Presidentin e Çekisë, z Havel në filmin dokumentar për jetën e tij politike i cili jo pa zemëratë thotë për Shqipërinë e ’97-ës ; “Si ka mundësi që Evropa ka shpenzuar miliona e miliona për ndërtimin e institucioneve në Shqipëri dhe askush nuk e parashikoi atë që po ndodh aty, dhe më keq akoma, askush nuk më shpjegon dot se çfarë po ndodh në Shqipëri dhe pse!”
tani merni ligjin qe miratoje mazhoranca mblidhuni bashke dhe filloni te qani mbi ate ligje.ah pika qe su bie nuk po kuptoj cfar mu.. jurista jeni ,po merre ligjin ne dore dhe shkoni ankimoni ate ne gjykaten kushtetuse.apo do ta lini pas zgjedhjeve qe po te fitoni ju saliu te shkoje ne gjkat kushtetuse dhe tu anulloj zgjedhjet.jeni morra vetem per llafe jeni ju socialistet.