Shkeljet me ndarjen e ndihmës ekonomike

redaktor

Shtohen edhe më shumë shkeljet e evidentuara rreth ndarjes së ndihmës ekonomike dhe pagesës së aftësisë së kufizuar për familjet në nevojë. Të tjerë administratorë të këtyre pagesave janë denoncuar për shkak të abuzimeve të konstatuara nga kontrollet e kryera në qytete të ndryshe të vendit nga strukturat e Shërbimit Social Shtetëror, sa i takon përfshirjes në listë të personave që nuk përmbushin kriteret e përcaktuara në ligj për marrjen e kësaj pagese sociale. Gjatë ditës së djeshme, Shërbimi social Shtetërore ka dërguar në Prokurori dosjen e radhës, për shkeljet e gjetura me ndihmën ekonomike në komunën Selitë. Konkretisht është denoncuar në Prokurorinë e Rrethit Lezhë administratorja e këtyre pagesave në Komunën Selitë të Mirditës me motivacionin e shpërdorimit të detyrës dhe shkaktim të një dëmi të madh ekonomik në sistemin e këtyre pagesave. Pas kontrollit të ushtruar që në muajin shkurt për zbatimin e legjislacionit për përfitimin e pagesës së ndihmës ekonomike për familjet e trajtuara në letër denoncimin që komuniteti në nevojë i kësaj komune i ka drejtuar Shërbimit Social u konstatuan abuzime të mëdha që kanë të bëjne me: “ Përfshirjen në listë të rreth 46 familje ose 25 për qind e  familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike, e kanë përfituar atë në kundërshtim me ligjin duke sjellë dëm ekonomik shtetit në shumën 1 955 370 lekë. Projekt-vendimet, vendimet dhe borderot për vitin 2013 nuk janë të arkivuara për çdo muaj në seksionin e ndihmës ekonomike dhe të aftësisë së kufizuar. Gjatë kontrolleve është konstatuar edhe mungesa e formularit të vizitës në familje 2 herë në vit, ccka është në kundërshtim me ligjin përkatës, ndërkohë që administratori shoqëror nuk ka hartuar listat në fillim të periudhës, për gjendjen e familjes apo të anëtarëve të saj, si dhe nuk ka kërkuar informacion për familjet në skemën e ndihmës ekonomike nga Drejtoria Rajonale e Transportit Rrugor, Zyra e Sigurimeve Shoqërore, Zyra e Tatim Taksave Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Palujshme (hipoteka), Zyra e regjistrimit të automjeteve”. Shërbimi Social  Shtetëror bën me dije se do të vazhdojnë kontrollet e skemës së ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar në të gjithë vendin, deri në pastrimin e plotë të listës nga përfituesit abuzivë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *