Shkëlqim Cani: Ja e vërteta për “Crown Agents”

Dita

Ministria e Financave ka sqaruar marrëdhënien që ka kompania e konsulencës “Crown Agents” me qeverinë shqiptare. Përmes një njoftimi dërguar mediave, Ministria thekson se : Ne nuk jemi nga ata që i mbulojnë gjërat, ashtu siç e gjykuam që kemi probleme me zbatimin deri në fund të kontratës me “Crown Agents”. Ne e kemi shkruajtur këtë, i qëndrojmë asaj që kemi thënë. Unë, ministri i Financave, po ju them: “Kam vërejtje për Crown Agents dhe për doganat nëse e kanë zbatuar apo jo, siç duhet, kontratën; është e dyanshme kjo çështje”.

Ministria e Financave sqaron se çdo interpretim tjetër i kësaj përgjigje nuk i përgjigjet realitetit, është i pasaktë dhe tendencioz.

Një deklarim të tillë, Ministria e Financave e ka bërë një muaj më parë, kur është shprehur se: “Kontrata me “Crown Agents” nuk lidhet vetëm me të ardhurat. Kontrata me “Crown Agents” ka 4 baza kryesore që lidhen me luftën kundër korrupsionit, me miradministrimin, me elementë që kanë të bëjnë me përmirësimin e performancës dhe burimet njerëzore”, – theksoi një muaj më parë Ministria e Financave në një konferencë të posaçme për shtyp.

Share This Article
1 Comment
  • Te kater bazat kryesore te lidhura ne kontraten me ”Crown Agents”, maten vetem me nje parameter ,,me te ardhurat e kesaj veprimtarie,dhe vetem me ato.
    Pas nje muaji te publikimit ,prej Ministrise se Financave,te problemeve te kontrates me kete kompani,besoj se qytetaret meritojne nje informacion per fillimin dhe vijimin e zgjidhjes se ketyre problemeve.
    TUNG.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *