Shkëlqim Cani: Nuk do të preket çmimi i energjisë

Dita

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka hedhur poshtë të gjithë zërat për rritje të çmimit të energjisë elektrike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Cani thekson se nuk do të preket çmimi i energjisë.

“Nuk do të preket çmimi i energjisë. Reforma energjitike kërkon mbështetje nga të gjitha institucionet. Nuk kemi pasur pjesë të diskutimeve rritjen e  çmimit të energjisë, nuk po negociojmë këtë”, tha Cani.

Ministri i Financave shprehet optimist edhe për ritmet e ekonomisë. “Po shikohet mundësia për të ulur borxhin publik. Ekonomia shqiptare në rrugën e progresit. Në takimin me FMN-në, u diskutua për paketën fiskale fleksibël”, tha Cani. /E.K

Share This Article
7 Comments
  • Jeni e vetmja gazete qe keni vene nje titull te genjeshtert. Cmimi i energjise do te rritet dhe eshte kot te fshiheni pas lojerave te fjaleve. Ky eshte mashtrimi i radhes me sa u premtua para zgjedhjeve. Uroj vetem qe njerezit te mos i shkojne pas politikaneve si kope delesh.

  • Ju si gazeta e mbaruat misionin me renjen e Berishes.Tani po ktheheni ne nje shtojce e axhendes qeveritare.Si nuk rritet cmimi duke hequr fashen prej 300KWH.Me nje llogari te thjeshte.Per 300kwh me cmimin aktual nje qytetar paguan 300×7.5=2250 leke te reja ne muaj .Duke hequr fashen ai per kete sasi do te paguaje neser 300×13.5=4050leke te reja ne muaj.Pra diferenca per kete fashe ne muaj do jete 4050-2250=1800lek ne muaj .duke i shtuar dhe T.V.SH-ne rritja totale do jete 1800×1.2=2160 leke te reja ne muaj.Pra rritja do jete aq sa marin ndihme sociale ne muaj shumica e familjeve shqiptare.Keshtu mos genjeni shqiptaret por ju thoni te verteten. O NJEREZ JU ME NDRYSHIMET QE PRITEN TE BEHEN NE PAGESAT E ENEGJISE ELEKTRIKE CDO FATURE MUJORE DO JETE 2160 LEK TE REJA ME SHUME SE AJO QE JU PAGUANI SOT.

  • nuk je forte i besushem sh. cani…….ja ke me te hedhur fashizmit…..je ca pusht ti me co.
    te shohim……………..

  • Po te jete serioz Cani atehere ky do ishte krye lajmi qe presin te degjojne shqiptaret : Qe nuk do kete rritje cmimi te energjise. Por si zor qe kjo te besohet sepse edhe ne gazete eshte vene ne nje qoshe si njoftim. Te jete gazeta dashakeqe karshi qeverise qe nuk rrit cmimin e energjise apo eshte dashamire e qeverise dhe kete fjale te Canit e mban ne plan te dyte se e di qe eshte i pa vertete. Po mos kete rritje cmimi energjie do dilte Rama e do sokellinte 3 here ne dite duke u mburrur e nuk do dilte Cani te belbezoje ate qe nuk e beson as vete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *