Hajdari ankimon transferimin e tij në Shkodër

Dita

Ish- drejtuesi i Prokurorisë së Apelit nga 2008-2014, Shkëlqim Hajdari dhe kryetari i Shoqatës së Prokurorëve të Shqipërisë, ka ankimuar vendimin e transferimit të tij në Gjykatën Administrative të shkallës së parë në Tiranë.

Ankimi ka të bëjë me transferimin e tij nga Prokuroria e Apelit në Tiranë, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkoder.

Transferimi i Hajdarit është bërë në dhjetor, kohë e cila përkon me mbështetjen e fortë në tryezat e organizuara për reformën në drejtësi, në prani të ekspertëve të nivelit të lartë dhe ambasadorëve Lu dhe Vlahutin, raporton Javanews.

Paralelisht me transferimin e Shkëlqim Hajdarit, është krijuar edhe Unioni i Prokurorëve, i cili me datë 9 janar, në prani të Ministrit të Drejtësisë, u tregua shumë kritik me reformën e pritshme në prokurori.

Vlen të shënohet se Hajdari doli me kritika të forta në mediat e huaja ditët e fundit, ndaj punës së prokurorisë dhe në lidhje me nevojën urgjente të reformimit të të gjithë sistemit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *