Barazimi kundër Flamurtarit, për më tepër me një lojë të dobët, ka bërë që durimi të Tirana të mbarojë.
Trajneri Shkëlqim Muça, i cili ka qenë nën presion për javë të tëra, ka paguar për të gjithë, sepse është shkarkuar zyrtarisht nga drejtimi i skuadrës bardheblu.
Për Muçën bilanci i këtij sezoni ishte dëshpërues, me vetëm 2 fitore në 7 ndeshje kampionati, e papranueshme për një klub si Tirana, që për më tepër këtë sezon ka shpenzuar shuma të mëdha për ndërtimin e skuadrës, përveçse po rindërton stadiumin “Selman Stërmasi”.

Duhet shkarku Ridi,jo Cimi.Me kete “president” karagjozo borxhli,Tirona s’ka gjo ne vije.
Mendoj se gabimi u be qe ne fillim me merkaton! Dukeshin emra te medhenj, por harruam se nuk ishim me ata te dikurshmit, duke na zhgenjyer totalisht. Sinqerisht, Tirona eshte ndoshta ne ditet me te errta te historise se saj! Sa turp! E kam thene qe ne fillim te kampionatit, se emerimi i Muces nuk do sillte asgje ne vije, dhe praktikisht ashtu ndodhi! Ai ka qene nje lojtar i zgjuar dhe teknik, por kjo nuk do te thote se mund te jete dhe tranier i mire! Stafi duhet te ulet e te beje nje analize te hollesishme situates ne ekip, dhe te vere detyra konkrete, Ndryshe, e keqja do e ndjeke Tironen dhe kete vit!