“Sot qëndroj para jush e vetme pa asnjë mbështetje politike. Por pas një muaji ju do të më shihni mua dhe ekipin tim duke hetuar një më një, të gjitha skandalet që kanë tronditur vendin tonë”, do të deklaronte katër vite më parë Katica Janeva përpara medieve, duke u betuar si Prokurorja e parë Speciale e vendit fqinj. “Veprimet e mia do të flasin për punën time”, tha ajo.
Nëse do të dëgjonte prapa hekurave fjalimin e saj të parë si kryeprokurore, Janeva mund të kuptonte se do të kishte parashikuar fundin e saj, sepse ishin pikërisht veprimet e saj çuan në ngritjen, shkëlqimin dhe arrestimin e saj.
Kur maqedonasit dëgjuan për herë të parë për emërimin e Katica Janevas si Prokurorja e re Speciale, shumë njerëz duhej të kërkonin në Google për më shumë mbi biografinë dhe jetën e saj, shkruan SI.
Por detajet për këtë avokate 50-vjeçare, pothuajse të panjohur që vinte nga qyteti i vogël i Gjevgjelisë ishin të pakta.
Edhe në mesin e profesionistëve të drejtësisë emri i saj nuk ishte i njohur, gjë që u pa si një ogur i mirë për angazhimin e saj të ardhshëm profesional, pasi në 2015-ën sistemi gjyqësor në Maqedoninë e Veriut ishte i mbushur plot me gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar.
Dilema e madhe e Shkupit nëse një prokurore kaq pak e njohur do të ishte në gjendje të trajtonte çështje të ndërlikuara që arrinin deri në majën e pushtetit politik, ka marrë tanimë fund dhe përgjigjja është “Jo”.
Janeva u arrestua disa ditë më parë në shtëpinë e saj mes një skandali për zhvatje, ku është i përfshirë edhe djali i saj. Ajo që duhet të ishte “rojtarja” e drejtësisë është shfaqur në një video-skandal duke i premtuar një biznesmeni të fuqishëm lirinë, në këmbim të parave.

Mjaftuan tre video të publikuara nga gazeta italiane “La Verita”, të cilat tregonin disa të dyshuar që largohen nga shtëpia e një biznesmeni me çantat plot me para dhe përforcuan gjithçka për të shembur të gjithë iluzionin mbi të cilin ishe ngritur Prokuroria Speciale në Shkup, një institucion i ngjashëm më SPAK në Shqipëri.
Skandali në të cilin është përfshirë Janeva ka ngritur një sërë pikëpyetjesh mbi funksionimin e Prokurorisë Speciale dhe rikthimin e shtetit të së drejtës.
Si Prokurore Speciale, Janevës iu besua të kishte një nga detyrat më të vështira dhe më të rëndësishme në vendin e saj. Ajo duhet të merrej me manipulimin e zgjedhjeve në të kaluarën, me vjedhjen e tenderëve, të burgosurit politikë, skandalet e përgjimeve të publikuara nga opozita, por mbi të gjitha hetimin e figurave të larta politike.
Shefja e diplomacisë evropiane Federica Mohgerini dhe Komisioneri i Zgjerimit Johannes Hahn kanë ofruar personalisht mbështetje të pakushtëzuar për Janevën që nga zgjedhja e saj në këtë post.
Si një vajzë gjykatësi, Janeva ka punuar si prokurore në Gjevgjeli për 13 vjet. Pasi aplikoi dy herë, ajo u emërua kryeprokurore e këtij qyteti në vitin 2010.
Biografia e saj thotë se Janeva kishte kryer një sërë trajnimesh në Shtetet e Bashkuara dhe në Siçili, baza famëkeqe e mafies italiane. Në vitin 2005, juridiksioni i prokurorisë dhe gjykatës së Gjevgjelisë ishte zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme, pasi merrej me hetimin e krimeve të vogla si përleshje, vjedhje dhe aksidente, me dënime që arrin deri në pesë vjet burg.
Kjo në mënyrë të pashmangshme ngriti pikëpyetje në lidhje me përvojën e saj për të hetuar dhe vënë pas hekurave figura të larta politike.
“Maqedonia nuk ka kohë të mjaftueshme për të pritur që kryeprokurorja të mësojë se cila është puna e saj. Ajo është e panjohur jo vetëm për publikun, por edhe për profesionistët e gjyqësorit në Shkup” – do të deklaronte kreu i Transparencës Ndërkombëtare në Maqedoni, Slagjana Taseva tre vite më parë.
Një gjë për të cilën pajtoheshin të gjithë është se emri i saj nuk mund të lidhet me asnjë parti politike, të paktën jo deri dy javë më parë.

Ajo u emërua mes skandalit të përdorimit të institucioneve të inteligjencës nga qeveria. Ish-Kryeministri Nikolla Gruevski dhe kushëriri i tij, ish-shefi i policisë sekrete Saso Mijalkov u akuzuan për përgjimin e 20,000 njerëzve, përfshirë ministrat e qeverisë.
Ato zbuluan përfshirjen e drejtpërdrejtë të qeverisë në shumë skandale, përfshirë manipulimet zgjedhore dhe abuzimin me sistemin e drejtësisë dhe mediat.
Gruevski këmbënguli se këto përgjime komprometuese “u krijuan” nga shërbimet e huaja të inteligjencës dhe iu dhanë opozitës për të destabilizuar vendin. Sidoqoftë, partia e tij duhej të merrte pjesë në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE dhe SHBA-ja dhe të pranonte emërimin e Janevës për të hetuar skandalet që kishin dalë në dritën e diellit.
Ngritja e Prokurorisë Speciale ishte një nga sukseset më të mëdha të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, pasi duhej edhe të shërbente për vendosjen e shtetit ligjor dhe një demokracie funksionale që do të gëzonte besimin e shtetasve maqedonas.
Si rezultat i kompromisit mes palëve, Katica Janeva u kthye në gruan më të fuqishme të Maqedonisë së Veriut. Zoran Zaev i dorëzoi menjëherë gjithë dokumentacionin që kishte në zotërim. Në pak muaj, Janeva nisi proceset që çuan në burgosjen e shumë eksponentëve politikë, përfshirë edhe ish-kreun e shërbimit sekret, Saso Mialkov, të gjithë të lidhur me qeverinë e mëparshme të Gruevskit.
Më 15 shtator të vitit 2016, ajo ngriti aktakuzat e para për shkatërrimin e dokumenteve në lidhje me pajisjet e përdorura për përgjimet e paligjshme, për të akuzuar më pas qeverinë “Gruevki” se orkestroi sulme të dhunshme ndaj opozita në disa manifestime dhe protesta.
Ajo çoi përpara gjykatës edhe ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, i cili ka kërkuar tanimë azil në Hungari për të shmangur dënimin me burg.
Por ku dështoi Janeva dhe përse u përfshi në vorbullën e korrupsionit që duhet të hetonte?
Që nga krijimi i saj, Prokurorja Speciale ka gëzuar shumë më tepër besim në publik se çdo ministër apo zyrtar tjetër i lartë. Janeva u pa si udhëheqësja e luftës kundër krimeve të së kaluarës dhe një gur themeli për reformimin e të gjithë sistemit të drejtësisë në vendin fqinj.
Besimi i tepërt publik dhe në një farë mënyrë “garancia” e Bashkimit Evropian i dhanë Janevës më shumë pushtet sesa e parashikonte edhe vetë juridiksioni i Prokurorisë Speciale.

Deri më tani Brukseli ka ruajtur heshtjen. Asnjë përfaqësues i Bashkimit Evropian në Shkup nuk ka pranuar të komentojë skandalin ku është përfshirë e ish-kryeprokurorja, e aq më pak arrestimin e saj.
Për Zaev arrestimi i saj është një triumf i drejtësisë, ndërsa për prokurorët specialë të ngarkuar me hetimin e krimin e nivelit të lartë është një provë që askush nuk është mbi ligjin.
Edhe pse e tronditur nga arrestimi i Janevës, Prokuroria Speciale e Maqedonisë së Veriut, u zotua të enjten se “lufta nuk do të ndalet”.
Pasi u quajtën “Engjëjt e Charlie”, treshes së prokurorëve femra në Shkup iu besua forcimi i luftës kundër krimit të nivelit të lartë. Por Janeva duket se është braktisur tanimë nga skuadra e saj.
Duke folur për herë të parë që kur Janeva u mor nga shtëpia e saj nga policia, prokurorja e dytë speciale, shqiptarja, Fatime Fetai, këmbënguli se Prokuroria Speciale kishte triumfuar mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin. Fetai tha se misioni i tyre nuk kishte ndryshuar me apo pa Janevën.
“Përgjegjësia e mundshme penale individuale e një prej prokurorëve të SJO nuk duhet të jetë një justifikim për të harruar të gjithë krimin që është kryer vitet e fundit, dhe lufta jonë nuk do të ndalet,” tha ajo.
Por ngrirja, shkëlqimi dhe rënia e Janevës ka shkatërruar besueshmërinë e makinerisë anti-korrupsion në vendin fqinj. Tanimë, nga fener shprese, Prokuroria Speciale është një institucion i kapur ashtu si të gjitha strukturat e tjera.
Ky skandal pritet që të prishë edhe “festën” që Shkupi me sa duket e priste në tetor, ku të shumtë ishin zërat se do të ndahej nga Shqipëria dhe Samiti i liderëve të unionit do ti hapte negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian.
Shteti ligjor dhe ndëshkimi i zyrtarëve të lartë ka qenë një nga armët e forta të qeverisë përpos marrëveshjes historike për emrin me Greqinë.
Por skandali “zhvatja” duket se e rikthen Maqedoninë e Veriut në një llogore me Shqipërinë sa i takon hapjes së negociatave: Tirana dhe Shkupi duket se tangon do e kërcejnë sërish bashkë, si me vendim pozitiv apo edhe me vendim negativ.
b.b/dita

Tipike si kurveria e korrupsionit ne Shqiperi. E njejta shprehje.
Popull, kuptoni qe SPAK ndertohet nga te njejtet njerez me te njejtin mentalitet si gjithe sistemi i korrupsionit qe eshte ndertuar me sukses ne keto vite demokracie.
I vetmi sukses i demokracise eshte shkaterrimi i shtetit. Si mendoni, qe keta jargavane dhe hiena qe kane jetuar ne hijen e korrupsionit dhe qe kane pritur thelat qe hodhi sistemi korruptiv ne gojen e tyre do bejne drejtesi?
Kohe e humbur per drejtesine dhe para te humbura per popullin. Nuk e rrjepin vetem me korrupsionin, por dhe me institucionet qe korrupsioni ngre, si SPAK, gjoja per te luftuar korrupsionin. Pasi vodhen nen dore, tani vjedhin me rroga te larta per nje pune qe duhet ta kishin bere vite me pare ne institucionet e ligjshme te shtetit
Asnjeri perpara ligjit, le ta kete emrin si te doje. Duhen denime te forta per abuzuesit ne emer te ligjit. Jan hequr nga sistemi drejtesise 50 % e prokuroreve apo gjyqtareve. Perse?? Per korrupsion, nen forcen e ligjit mbushen xhepat e tyre me leke, duke mos denuar kriminel dhe vrases. Kush nga keta zoterinj perfundoj ne burg ???? Shteti ju tha : ti hani gezuar leket qe vodhet, dhe tani bejuni turiste dhe shetisni Boten. Cilit politikan i mban melcia dhe te coj ne burg keta plehra gratites dhe shushunja…..
SPAK BKH KLP KED etj etj etj. Nuk ka ndodhur kurre ,asnjehere qe shteti te ngrihet nga drejtesia. Eshte nje disens. Eshte politika qe nderton shtet dhe formon nje drejtesi te pavarur qe ta ruaje ate ,qe te siguroje mbarevajtjen e tij. Nese nuk ka vullnet te sinqerte politik nuk mun te kete shtet funksional e as drejtesi funksionale e te efekteshme. A ka vullnet politik? Une nuk besoj edhe pse dua. Prandaj gjithe sa po ju tregojne me reformen ne drejtesi eshte perralla e radhes pasi perralla e BE-se spo ngjit me.
Asnjeri perpara ligjit, le ta kete emrin si te doje. Duhen denime te forta per abuzuesit ne emer te ligjit. Jan hequr nga sistemi drejtesise 50 % e prokuroreve apo gjyqtareve. Perse?? Per korrupsion, nen forcen e ligjit mbushen xhepat e tyre me leke, duke mos denuar kriminel dhe vrases. Kush nga keta zoterinj perfundoj ne burg ???? Shteti ju tha : ti hani gezuar leket qe vodhet, dhe tani bejuni turiste dhe shetisni Boten. Cilit politikan i mban melcia dhe te coj ne burg keta plehra gratites dhe shushunja…..
Ne kohen e diktatures ,fjala korrupsion nuk njihej si emer Edhe po te deshte ndonjeri te hidhte rjetat per korrupsion ja u ndronte mamat ,pa e hedhur ne ajer Jo me kot ka dal edhe shprehja ”Frika ruan vreshtat ”Tani eshte teper von korrupsioni viti pas vit eshte betonuar Vetem po te lind ndonje Enishten ,me nje formul ne drras e ka c’betonuar ???
Përgjimet publikuar në gazetat si “La Verita” dhe “Bild” mund të trondisin maqedonasit por jo shqipëtarët. Janeva arrestohet, nëna e saj vdes nga turpi, ndërsa tek ne protagonistët e krimit më të poshtër e më të rrezikshëm se vjedhja e miljardave , e krimit zgjedhor të Dibrës, në vënd të arrestohen urgjentisht, përkundrazi mburren me krimin e tyre sikurse u mburr me Damjantërmetin , pa u turpëruar, Edi Rama në mitngun përfundimtar zgjedhor në Vlorë, duke mar duortrokitje të stuhishme nga populli patriot i këtij qyteti. Mos vallë prokurorët tanë të SPAK kanë mikrobin e Janevës të fshehur dhe diagnostifikimi Veting nuk ka funksionuar? Mos “La Verita” do të zbuloj valixhet që po pregatiten nga politikanët kriminelë shqipëtar dhe këtu do të ndodh si me përgjimet e Bild për haletë zgjedhore të Edi Ramës? Mos SPAK do të zhgënjej avokatin me kultur anglo saksone të nerumin Spartak Ngjela? Po presim me kureshtje kush do ta haj i pari nga SPAK, Sali Berisha , Fatos Nano, Ilir Meta apo Edi Rama? Apo do ta haj krimineli i rrezikshëm që minon qeverisjen reformatore të nerumit Edi Rama, krimineli që s’ ka lekë të paguaj energjinë elektrike dhe nga turpi vret vehten? Unë dhe avokat Spartaku po presim me padurim ç’ do të na pjell SPAK-u. Nuk duam që ndonja nga nënat e prokurorëve ta pësoj si nëna e shkretë e Janevës.
PO KUR DO TE VDESI ANETA NGA TURPI DHE REZILI I EDVIN DROGES?
qe:
Po te krahasohet me bullafiqen Janeva te mafiozit Zaev eshte si llafi nga fshati i intelektualit qe thote:
HAJDE BABA TE TREGOJ ARAT!
dhe:
Kur do te kuptojne burokratet me sy xhami te Brukselit se me me komunista te korruptuar si Mogherini dhe me hajdute si Vllahutini qe dergoi ne Shqypni vetem per te vjedhur dhe te mbuluar Shqypnine me droge dhe kanabis BE-ne nuk e pret asgje e mire?
O INTELOBOLJA e gazetes se nerrume Dita knej nga fshati im thane se kur vdiq jot eme nga turpi tend, si bythshkerdhyer poshte e larte: Gjynaf e shkreta nene vdiq me turp tu mendu se c`fare KOPILI ka lene…Te fala babait tend gjenetik dhe njerkes tende Nexhi..
Maqedonia me ndalimin e kesaj kryprokurore dhe ecja perpar ne luften kunder korrupsionit do ti hap edhe me sahum driten jeshile m Maqedonise per negociatat me BE-ne.!
Ky eshte nje sukses qe tragon se edhe at qe jen duke luftuar per drejtesi dhe e shtremberojen drejtesi e gjejne vendin e vete.Pra ka hetim permbi hetim.Ka monitorim permbi monitorim.Kjo do te thot qe Drejtesi ne Ballkani perendimore do te finalizohet me sukses.
Sa i perket shqiperise. SPAKU eshte nje prove themelore per te ec shqiperia perpara.
Ne se SPAKU do te denoj te ppa ndeshkueshmit qe pritet ne Tetopr sipas Lajmeve , athere shqiperia do te ece bashke me Maqedonin, ndryshe harrojeni NEGOCIATAT,!
O INTELOBOLJA e gazetes se nerrume Dita knej nga fshati im thane se kur vdiq jot eme nga turpi tend, si bythshkerdhyer poshte e larte: Gjynaf e shkreta nene vdiq me turp tu mendu se c`fare KOPILI ka lene…Te fala babait tend gjenetik dhe njerkes tende Nexhi..