SHËNIM: Shkëlqimi dhe rënia e një epiteti

anazapta

Nuk mund të gjeje epitet më adapt se ‘rrumpallë’ për të shprehur e përçuar  një sens të mbapshtë qeverisjeje nga ana Berishës, që për këtë arsye, prej futësit në përdorim, Edi Ramës, i cili e stisi aq saktë gjuhësisht, sa edhe pse me vokacion politik, u bë një shprehi bulevardeske mjaft argëtuese.

‘Rrumpallë’ është një fjalë që nuk ka ndonjë përdorim të madh, edhe në gjuhën e rrugës. Ajo shpreh njëherësh si një sjellje të paorientuar e të rrëmujshme të njeriut, e si joproduktive. Nëse e shkëpusim nga konteksti i drejpërdrejtë i përdorimit, pra dedikuar posaçërisht Doktorit (Berishës), kjo fjalë, ky epitet fare mirë mund të zëvëndësonte fjalën ‘tranzicion’ tejet të përdorur, gati – gati të bërë bozë, pa asnjë lloj ngjyrese gjuhësore, e varfëruar në maksimum edhe  nga mungesa e forcës shprehëse.

Me ‘tranzicion’ , ç`prej 20 vjetësh, po rrekemi të quajmë fazën kalimtare nga një ish-rend komunist diktatorial në një rend demokratik të shtetit të së drejtës, por kjo duket shumë akademike. Kjo fazë e ndërmjetme, është një rrumpallhane, që nuk lidhet me një person të vetëm, por me një klasë të tërë politike, deri dhe me një elitë shoqërore, që nuk po arrin të ndërtojë një shtet, minimalisht një shtet që jep shenja drejtësie, force, prestigji e dinjiteti.

 

Në këtë kuptim, edhe për shkak se ka një rëndesë të madhe shpotitëse, por dhe të thënit troç të asaj së ç`na mundon se ç`duhet të përpiqemi ta eliminojmë nga jeta jonë, rifutja në përdorim e epitetit ‘rrumpallë’, do ishte një ndërhyrje më e efektshme psikologjike në vetëdijësimin për atë çfarë jemi e ç`nuk duhet të jemi.

Nga rubrika e përditshme: Monitorime

Share This Article
14 Comments
  • Z. E.Hoxha .Fjala Rrumpalle sic e thua dhe ti eshte nje epitet .Historikishte eshte shume i hershem.Te pakten une e kam degjuar nga burra te moshuar qe tani nuk rrojne .Pa marre persiper se sa e lashte eshte mendoje qe mund te kete filluar ne Perandorine Osmane.
    Le ta lem zanafillen e saje por te kuptojme pse sot perdoret shume .Ky epitet ka zene vend ne gjuhen e popullit te thjeshte mbasi jane konsumuar baterite e llogjikes normale te qeverisjes apo te menyres se sjelljes se persovnave e figurave qe udheheqin vendin .Une te pakten kam 3 muaj qe e kam zvendesuar fjalorin e ashper me epitetin Rrum Palle .U lodhem per te gjetur se cperfaqsonte Berisha me kopen e tije.Kam lexuar me mijra komente ne gazetat on line dhe konstatoje se jane perdorur aq shume fjale e epitete ofenduse sa nuk mund ti konceptosh llogjikishte .Nuk jam per ofendime e percmime por kur nje fenomen perseritet ne pambarim epiteti Rrum -Palle sikut ti jep te gjitha kenaqsit per ta ofenduar dike
    Aty nga vitet 2003 nje miku im me pozite ishte i ftuar ne nje dreke qeveritare te Nanos.Kishte ardhur ne qejfe dhe me tha .Kemi bere gallate ne nje dreke qeveritare.Hengrem aq shume sa ne fund filluam te qellonim njeri tjetrin me ckishim perpara .Dreka i ngjante nje kopshti femijesh ku loznin duke qelluar shoku shokun.Si mund ta argumentosh nje veprim te tille!!! Mund te shkruash nje roman te tere por epiteti Rrum Palle i ka brenda te gjitha .Komentin, filozofine e popullit,ofendimin dhe urrejtjen per ata qe bejne gjeste te tilla .
    Jam plotesishte i bindur se ne keto 23 vjete nuk kemi tranzicjon por nje Rrum-Palle qe do ta paguajme shtrenjte .

  • Nje fotografi eshte e barabarte me 1000 fjale, dhe vampiri i Transilvanias ne Karpatet e Rumanise komi Drakula do ta kishie zili kete foto, do te habitej se paska vella binjak, po jo nga Karpatet nga bjeshket e VICIDOLLIT

  • Te pretendosh se ky njeri ka shkelqyer do te thote te flasesh ne emer te te verberve, hajduteve, injoranteve, korrupteve, frikacakeve qe i bene temena dhe jo ne emer te njerezve qe e paten te qarte figuren dhe rolin e tij qe ne momentin kur u krijua kjo pjelle e qelbur, por qe nuk kishin nga tja mbanin dhe flijuan jeten e tyre.

  • Zoti E. Hoxha, boll na lodhet me psikopate, te rrjedhur e te pjerdhur qe as ne listen e plerave te miratuara me ligj nuk do ti fuse historia e ketij vendi.

  • Zoti E. Hoxha, boll na lodhet me psikopate si ky, te rrjedhur e te pjerdhur, qe as ne listen e plerave te miratuara me ligj nuk do te futen, e jo me ne historine e ketij vendi.

  • Jo ky ne historin e keti vendi do te hyje si njeri me e i zi dhe si historia me e zeze e kombit Shqiptare.

  • Mortja e nje vendi, e nje populli. Epidemi antivlerash aq as tere ato veti e vlera qe ky popull, por edhe natyra i kishte, i shfarrosi. Kulmi i te nemurit eshte: te na qeverisi dhe nje here ky.
    Nga ana tjeter e ndjej veten fajtor ( pavaresisht qe asnjehere nuk e kam votuar) qe nuk dola ” me buke ne traste” qe te bindja ata qe e kane votuar.

  • Kush ia verviti kete perbindesh popullit shqiptar?Jo vetem Ramiz Alia.Dikush ia sugjeroi.Nuk eshte rast unik ne historine boterore pengmarrja e shtetit nga katundare te djallezuar qe shfrytezojne me efikasitet dobesite e drejtuesve.Sali Berisha eshte Rasputini shqiptar.Duke i sherbyer nga afer kupoles se bllokut komunist,ai kuptoi sa te brishte ishin keto perendi te rreme prej ndeshkimit nga hakmarrjat e popullit te tyre.Ne fillim ai mori persiper ndermjetesin dhe shpetimtarin e tyre..

  • Kete fjalen RREKEN a mund ta zevendesojne me fjalen PERPIQEN se na shpifen ,keta analiste e gazetare duke e perdorur shume shpesh ,ku ne ghuhen shqipe nuk eshte fare e perdorshme .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *