Pranë Manastirit të Westminsterit në Londër, është monumenti në bronz i mbretëreshës Budika të Keltëve, që luftoi me romakët në vitin 61 pas Krishtit. Ajo konsiderohet ftillëzuese e identitetit dhe lirisë së ishujve britanikë. Janë shkruar mijëra libra për të. I famshëm është filmi i Mel Gibsonit, ku rolin e Budikës e luan Charlotta Comer. Këngët e famshme të Holly Kirbytit e kanë amshuar Budikan. Ne shqiptarët, përkundrazi s’kemi bërë asgjë për Teutën, Mbretëreshën e ilirëve, që u bë shëmbëlltyra arketipale e një femre guximtare ndaj fuqisë romake 4 shekuj përpara Budikës. Nuk e kemi një studim shkencor të mëvetshëm për të. Ky është një boshllëk hutues. Autorë të huaj kanë shkruar për të fragmentarisht. Burimi kryesor është Polibi, përshkrimi i të cilit në shumë pika për Teutën dhe ilirët i ngjan një reportazhi politik, ku urrejtja ndaj Teutës është maksimale dhe institucionale. Burimet arkeologjike janë të kufizuara, disa dokumente epigrafike krijojnë një informacion të përafërt. Dhe kaq.
Teksti polibian duhet të lexohet seriozisht dhe shtjelluar kriticizmin ndaj konceptit zyrtar romak, metodologjik, si predikat i kohës, rrethanave historike. Fanula Papazoglu në studimin “Les origines et la destinée de l’Etat Ilyrian”, 1965 f. 143-179 dhe libri i prof. Selim Islamit, “Historia e ilirëve”, 2008, perceptojnë disa koordinata të shtetit ilir si vijimësi dinastish centrifugale – si shteti më i madh konvencionalisht i tipit helenistik në gadishull.
Botimet “Histoire de l’Adriatique” 2001, nën kujdesin e Pierre Cabanes dhe parafjalën e shkruar nga mesjetarologu i madh Jacques de Goffit dhe “Les ilirieus, de Bardylis & Genthios”, 2004 të Pierre Cabanas sjellin shtjellime më të argumentuara.
Polibi (II, 2-12) i ndikuar nga tradita se “fati e ka caktuar Romën të pushtojë botën” – konceptuar zanafillisht nga Fabi Piktor – e shpjegon fillimin e luftës së parë iliro-romake me dhunimet që ilirët dhe mbretëresha Teuta u bënë tregtarëve romakë në Adriatik, – tradita tjetër më pak retorike e Apianit (Ilirike, 7, 8) dhe Dion Cassius (fig m. 49), Zonara (VIII, 19) bën fjalë për një tjetër cazus bellis: thirrjen e idhullit Isa për mbrojtjen e Romës për t’i bërë qëndresë sulmeve ilire. G. Walser e rehabiliton këtë traditë të dytë, por M. Holleax është skeptik dhe përjashtues. Mund të themi se e vërteta është në mes. Ndërhyrja e interesave ekonomike është fondamentale në politikën e dyanshme iliro-romake.
Me ardhjen e Pleuratit në pushtet 260 para Krishtit dhe birit të tij Agronit, sipas Stipceviçit nis “faqja më e lavdishme e shtetit ilir” pozita dhe madhështia e shtetit ilir kushtëzuan tërë kompozimet politike me shtetin maqedon, Lidhjen Ajakide në jug dhe Romën. Deri diku kemi një protagonizëm global të ilirëve. Shteti ilir qe kryeinstitucioni, ku flota dhe ushtria qenë institucione kryesore. Thalasokracia ilire arrin kulmin si edicion i dytë i thalasokracisë liburne. Ilirët sulmuan Korkyrën si një rikthim historik të një bastioni të dikurshëm liburn. Beteja e Medonit (qytet akarnanas), ku ilirët shkatërruan rrethimin etolas hapi siparin, ku helenët, maqedonët dhe romakët zbuluan kokën e Meduzës Ilire!
Ideja e sipërmarrësve detarë që u margjinalizua si pirateri ilire u shtjellua nga A.Evans, si kategori e zhvillimit dhe e avancuar e asaj që u quajt një “imperializëm fillestar ilir”, -sot do të quhej “lufta e tregjeve”.
Mbas fitores së Medonit, mbreti Agron vdiq në kulmin e lavdisë së fitores. Në pushtet erdhi gruaja e tij, Teuta, si tutore e birit të Agronit dhe gruas tjetër Triteutës, Pinesit, i lindur në 232 dhe vdekur 15 vjeç në 217 para Krishtit. Agroni vdiq në 230, në vitet 230-228 para Krishtit. Teuta është emblema e pushtetit, projektuesja e diplomacisë, luftës, sulmit dhe mbrojtjes. Emri i saj shtrihet në historinë antike rajonale dhe mesdhetare vetëm në tri vite. Të dhënat e Polibit (II, 5-1-2) nxjerrin se sulmet e detarëve ilirë në brigjet e Peloponezit, në Elida dhe në Meseni kanë ndodhur shumë më para vitit 230, data e sulmit ilir të Foinikës. Për këtë ka analiza nga R.L.Beaumonti dhe H.Y.Dell. Një mbishkrim i gjetur në ishullin Far, që i dedikohet trofesë që u është marrë jadasinaive, identifikuar si ilirët e krahinës së Jaderës (Zarës), datuar nga L.Rober dhe Rendiç-Miocevic si në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit IV para Krishtit., flet për konfliktin detar. Mbishkrimi i kushtohet Kalias, i cili ra në betejë me ilirët (është luftim në det me ilirët), gjetur në ishullin Isa dhe sipas L.Robert-it dhe R.Eggers-it i takon fillimit të shekullit III para Krishtit.
Teksti tjetër i Korkyrës i kushtohet Sinas, vrarë nga ilirët. Ai u vra në 229 para Krishtit dhe ju kushtua me epitaf në greqisht me tetë rreshta (është botuar një Apolon Zeni, Muratori dhe “Antologjia Palatina”).
L.Robert i shton këtij koleksioni epigrafik një tjetër mbishkrim për harkëtarin e vrarë Aleksandër në det nga piratët ilirë pranë ishujve Strofades, në brigjet e Mesenisë.
Këto dokumente epigrafike pasqyrojnë atmosferën tendosëse, që kish krijuar forca ushtarake ilire në det dhe tokë. Këto duhen përkthyer në shqetësimin perspektiv të Romës. Sulmi në Korkyrë qe detar.
Aksioni tjetër i Teutës qe detar dhe tokësor kundër Foinikës, ku spikaste strategu ilir Skerdilaidi, i vëllai i Agronit, gjenerali numër një i shtetit. Pas kësaj fitoreje, pushteti suprem i Teutës është nga Naretva në Epir, deri në Gjirin e Ambrakisë. Teuta nisi një aksion tjetër – atë ndaj kolonive greke të Ilirisë së Jugut, Dyrrahionit, Apolonisë si dhe ato në ujdhesat e Dalmacisë, sidomos ndaj ishullit Isa. Reagimi i Romës nisi si akt diplomatik. Sipas Polibit delegacioni përbëhej nga vëllezërit Gai dhe Luk Karunkani, me ta ishte dhe përfaqësuesi i Isas, Klemparosi. Debati në rezidencën e Teutës qe fatal. Vrasja e Karunkanëve dhe Klemparosit e shteri marrëveshjen diplomatike. Teuta u përpoq të zgjidhë konfliktin, – çon delegatë në Romë, por s’hoqi dorë nga rrethimi i Isas. Dërgoi flotën në Dyrrahion, bëri betejën në ishullin Paksos afër Korintit. Në vitin 229 pas K. në Brindisium romakët mblodhën një ushtri 20.000 ushtarë, 2000 kalorës dhe 200 anije të udhëhequr nga Gnei Fulv Centumali. Korkyrën e morën me tradhtinë e Dhimitër Farit. Lundruan drejt Isas dhe Farit. Teuta u tërhoq në Rizon (në gjirin Bokat e Kotorrit) dhe kërkoi paqe. Marrëveshja qe e rëndë, “ajo u detyrua të abdikojë, në dobi të Pinit”, Dhimitër Fari u martua me Triteutën të ëmën e Pinit, që më pas mbas klientelizmit romak, të ngrihej kundër romakëve. Por historia e Teutës mbyllet. Tri vitet e pushtetit të saj janë alternimi i apoteozës dhe thrillerit. Mbi të u hodh anatema e shekujve. Një histori e shkurtër dhe tejet lakonike. Në këtë zgrip personaliteti i saj ka mbetur në hije.
S’dihet fati personal, si ka vdekur, apo e kanë vrarë. Polibi që e urreu, megjithatë thotë diçka të veçantë (Historia, II, 6) “Njëra nga mënyrat e komunikimit të ilirëve ishte edhe ai përmes letrave të shkruara. Këtë gjë e bënte mbretëresha Teutë, sidomos kur donte t’i dërgonte urdhra ushtrisë që ndodhej larg”. Është dëshmi e klasit të parë. Personaliteti i saj si grua qe i epërm. Ajo qe e arsimuar. Letrat e Teutës hedhin në hulli arsyetimin konkret. Nëse përdorte letra të shkruara në ç’gjuhë ishin? Në ilirisht? A kishte një gjuhë komunikimi shteti ilir? Pra, një institucion i kultivuar kulturor, gjuhësor, komunikimi? Këto pyetje s’shmangen dot. Vizioni ushtarak i Teutës shpërthehej në formë rrethore, në lindje, në perëndim, në veri dhe në jug, në hapësirë shumë të mëdha, unikale në histori. Sistemi i komunikimit me letra në pika të largëta gjeografike parakupton një shërbim strategjik dhe taktik, një formë të zhvilluar për kohën. Kemi kështu një skedë të paplotësuar, por jo thjesht të imagjinuar. Shëmbëlltyra e Teutës bëhet një matricë. Kundërshtimi i saj ndaj Romës u reflektua edhe tek dy luftërat e tyre iliro-romake që mbyllen me disfatën e Gentit në 167 para Krishtit. Për 99 vjet, një shekull që nga Pleurati tek Genti – shteti ilir është një dukuri konkrete, një fuqi e madhe ushtarake me status institucional, një realitet kryesor mesdhetar i historisë antike. Teuta e promovoi edhe një galeri karakteri, në historinë e Europës është hera e parë në epikën helenistike që shkëlqen emri i një mbretëreshe ilire. Dy shekuj më vonë do të shquhej Kleopatra e Egjiptit. Në shekullin e parë Budika e keltëve. Në 267 pas Krishtit. Mbretëresha e Palmirës Zenobia – 6 shekuj mbas Teutës rimishëron rebelizmin konceptual e Teutës kundër romakëve. Mbase duhen përmendur më pas dhe Zhan D’Arka e Francës dhe mbretëresha Elisabeta e Anglisë etj. Rezidenca e Teutës qe Rizoni, njëkohësisht dhe qendra religjioze, pagane e hyut ilir Medaur.
Tempulli i Medaurit në Rizon është ende 5 shekuj pas vdekjes së Teutës. Rizoni është kryeqendra e shtetit të mbretit ilir Balaios, që pret monedha në figurën e Artemisit me heshtë, – fuqizuar mbas shkatërrimit të shtetit ilir të Gentit, – por 167 para Krishtit. Ka prerje monetare të pabesueshme.
Diçka për aspektin arkeologjik. Nuk janë bërë zbulime brenda kështjellës ilire për të dhëna për epokën e Agronit dhe Teutës (gjetje artefaktesh etj.).
Qyteti Dimalium, falë zbulimit të arkeologut B.Dautaj, qyteti, që lidhet, sipas Polibit me një veprim luftarak të Skerdilajdit, është identifikuar. Të mangëta janë kërkimet në Foinikë. Pierre Cabanes nënvizon edhe studimin e Luftës së Parë iliro-romake në terren. Citon N.G.L.Hammondin, veprën e tij “Epirus”, Oxford 1967 f. 596, i cili tekstin e Polibit e revizionon, u jep një hapësirë krejt tjetër lëvizjeje të ushtrive kundërshtare të romakëve dhe ilirëve, – ai mendon se të dyja ushtritë janë vendosur në vijën ndarëse të ujërave midis luginës së Drinos dhe asaj të Thiamisit dhe bën krahasimin midis sulmit italian në 1940, që u ndal në këtë vijë nga trupat greke.
Hamondi flet për lëvizje në pellgun e Bistricës në një vijë prej 50 kilometrash, që u jep mundësinë ilirëve të pushtojnë, përveç pellgut të Bistricës edhe atë të Drinos dhe të tërë Kaonisë. Një prirje e tillë studimore është rinovuese dhe plotësuese. Deri më sot nuk na ka arritur asnjë portret ikonografik i Teutës. Ne vetëm mund ta përfytyrojmë. Është i domosdoshëm një imazh i saj i restauruar dhe deri diku i purifikuar, përtej tërë mangësive, ose pamundësive.
Ajo është metafora ilire e shekujve – heroinë semantike e shekujve, “e harruar” por e jashtëzakonshme në kujtesë. Ne shqiptarët i kemi borxh Teutës, ajo nuk na ka asnjë borxh! Amen!

Ok, qe po I thurim lavde Teutes…Desha vetem te them se qe pas vitit 200 BC, iliria ishte province nga me te integruarat e Perandorise Romake dhe ne ishim qytetare romake…qe ne ate kohe ishte nderi me I madh sepse I perkisje botes se civilizuar..Ne mund te merremi edhe me pellazget, por heroi yne Skenderbeu mburrej se ishte pasardhes I romakeve…
qytetar
Po gabon, Gjergji mburrej se ishte pasardhes i Pirros se Epirit, jo i romakeve, e paske mesuar gabim..
pastaj varet ke quan province te integruar ti, sepse pushtimi nuk eshte asnjehere i mire, mos harro qe Paul Emili kur sulmoi dhe pushtoi Epirin, shkaterroi dhe dogji 70 qytete dhe mori skllever 150 mije vete, perfytyro sa jane vrare.
Gjithsesi nuk e di pse te vjen keq qe i thurim lavde Teutes, ne lidhje me lashtesine vetem asaj mund t’i thurim lavde, nuk kemi tjeter.
Gabim o mik, lexoje mire historine e Skenderbeu te Barletit (jo ate te Godos)….Shqipetaret kane qene gjithmone krenare te qenit qytetare Romake. Nuk eshta aspak mohim I identiteti, por perkatesi qytetarie ne ate kohe…Ne fund te fundit Teuta sulmoi durresin vloren dhe shengjinin etj…pra sipas teje qytete shqipetare(ne fakt qytete romake me origjine ne koloni greke)…Nese e kemi problem qe nuk paskemi heronj qe te shkruajme…nuk eshte eshte ndonje pune e madhe…Ne jemi ata qe jemi..pa komplekse…sikurse do ishte mire te kujtonim perandoret e romes me origjine shqipetare (ilire) apo papet e vatikanit…
Kurre nuk kemi qene Romak ata ishin njerez pa dinjitet pa fytyre dhe nder Hajna sikur sot Ari ishte te Ne e jo ne Itali
Nje studjes amerikan ka bere nje liber per Teuten por ai pretendon se Teuta esht nga fiset gjermane me origjine , ose kelte , por jo ilire
Dhe per kete konkluzion te tijin ai niset nga enri i Teutes
Mswense emri i Teutes esht emer gjerman qe rjedh nga fiset e Teutoneve
Dhe ai thote qe ne guhen e atij fisi gjerman , pra teutoneve , fjala Teut ka kuptimin Mbret , ndaj edhe Emri Teuta do te thote mbreteresh
Ai studjuesi anerikan nuk esht nonje emer i njohur ,
Porse ama ky emri Teute duket qe esht emer gjerman qe rjedh nga emri i fisit gjerman , Teutone
Por ndoshta ajo kete emer e ka te huazur nga fiset gjermanike por vete esht ilire
Ne fakt nuk ka faj Teuta ne ket mes , por baba qe i ka ven emer gjerman
Cudia esht si ka kundesu qe Baba nuk i ka fol asaj per camet lol
E megjithate interesant qenka fakti se ajo ka perdorur korespondencem me shkrim dhe per kete duhet qe stufjuesit tane te hulumtojn ne biblotekat e Romes
Ne fakt historiani i Romes , Appiani thote se Iliret shkruanin me shkronja latine dhe pastaj kete shkrim ua dhane Latineve
Dhe ka shum mundesi qe korespondenca e saj esht zhdukur nga vete romaket , orse italianet me pas per te hedh poshte pretendimin se Latinet e kane marre shkrimin e tyre nga Iliret
Ndoshta Km. vari Leshte , Edi Rama, si tifoz i Juves , mund te ne siguroj akses ne ato bibloteka te Italise lol
Raimond
nuk e di nese Teuta eshte emer gjerman, por Thea/u ne greqisht dmth Perendi/a, gjithsesi, ajo ishte ilire, pavaresisht emrit. Mekat qe perandoria e saj zgjati kaq pak..
Mir or mire ajo mbreteresh e Ilirise ishte porse emri i saj Teituta duket emer gjerman
Sepse Teutonet ishin fisi me i fuqishem nga fiset Gjermanike
Ndoshta Teuta ka ardhur nuse ne Iliri Lol
Mbas vdekjes se Teutes nje pjesse e ilireve u zhvendosen ne gjermani, dhe u quajten ose i quajen Teutone ne nder te princeshes nga ishin larguar.
Eshte e kunderta e asaj qe thua ti vlonjat.
Po ç’e duam Teuten qafire ne shqypot, ne duam xhami per t’u falur dhe per te pellitur arabisht.. :/
Shtet turli apo sallate Ruse Ibrahim,Enver,Sali,Mehmut,Jeorgo,Petro,Vasil,Parashqevi,Eduart,Edvin,Clirim,.
Sa per emrin e Teutes eshte e Mithollogjise Greke Tethis,ndryshe nuk shpjegohet.
Sic ishte gruaja e Jeorgios Kastriotis Androniqi ju e bete Donika.
A ka patur mundesi te quhej nje Orthodokse Donika.
Eshte shume e vertete qe ne nder te Teutes pas vdekjes se saj Iliret u shperngulen ne Gjermani dhe e Quajten vehten Teuton.
POR, CFARE KA BERE TEUTA, QE TI THURIM LAVDE????????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
FLISNI PAKEZ PER KETE, O SHKENCETERER.
mbajti shtetin ilir gjalle dhe e la te pa pushtuar nga hordhite romake me dhjetra vite dhe per te shkruajten me uurejtje pushtusit pra ajo i ka sherbyer ilirise dhe nga ajo gezojme sot shtetin shqiptar dhe kombin shqiptar ! Ajo shkrojti histori dhe mbeti ne histori nje mbretereshe dinjtoze kunder ROMES sikurse edhe SKENDERBEU kunder Osmallinjve!
Me dhjetra vite? Qy Moikomi lart sikur thote vetem tre vjet mbreteroi. Hapi site.
NDIKIM SHUME TE VOGEL NE ATE QE JANE SOT SHQIPETARET.
E NDIKIMI I MBRETERESHES KELTE BUDIKA, NE TIPARET E KOMBIT TE SOTSHEM ANGLEZ, ESHTE SHUME I MADH.
KESAJ I THONE, BEJI QEJFIN VETES O MUCO.
Eshte e vertete qe Teuta eshte emer gjerman qe vjen nga emri i fisit gjerman Teuton. Por se fundi eshte zbuluar qe vete fiset gjermane ishin fise ilire, qe i kishin perzene nga tokat e tyre dhe kishin shkuar refugjate ne Gjermani (Ne ate kohe nuk egzistonte EUja, prandaj ata e kishin kaluar kufirin pa problem). Mbasi qendruan disa shekuj ne Gjermani, historiani i madh teuton Moikomen Zequng u kujtua per origjinen kombetare te teutoneve qe ne te vertete ishte Ilire dhe i mbushi mendjen Mbretit Teuton Mernel Anhel qe ta martonte vajzen e tij Teuta me Agronin, mbretin Ilir te asaj kohe, qe ishte antar i PS qysh ne ate kohe. Keshtu qendron e verteta e Teutes dhe rendesise se saj historike, qe besoj se sot per sot nuk i duhet as dreqit.
Shqipetaret gjithmone mendojne vetem per te sot si arixhiu, harrojne nga vijene dhe ku shkojne.(amerikanet kane vetem disa cadra lekure te indianeve dhe krenohen me to ,dhe shqipetare nuk ndihen krenar me historine shekullore te ilirve popullit me te vjeter te ballkanit ,vendosim ne qender te Tiranes bustin e papes se romes e jo te mbretereshes Teuta te mbretit Agron apo Gentit.)
por kush ti bente lavddie TEUTES …ENVERI ???? TURQIT QE DONIN TE NA SHKAYERRONIN ME RRENJE …. APO RAM BERISHA …ANALFABETE … DHE DISA HISTORIANE NE KOHEN E ENVERIT …. BEJN AKOMA PROPOGABDE KOMUNISTE … KUR FRANCEZET I BEJNE FILMA HISTORINA JEAN D ARC QE SKA EXISTUAR KURRE ..NE SHQIPTARET NUK I JAPIM VLERAT HERONJVE TANE …SE POLITILKANET JANE LOPE …
Per dituridashesit e jo per bjerramotesit:lexoni librin e studiusit Spiro Konda”Shqiptaret dhe problemi pellazgjik” dhe do te kuptoni etimologjine e emrit Te-u-ta.
Teuta njihet edhe si Tefta dhe sa per perendine Theti ose Thethi sna duhet fare greqishtja qe ta shpjegojme nga vjen se akoma I them Detit Deti ose Deh-ti.
Aqilo – Andronika domethene – Andra I ka ose Andron ne dialektin Gege enderon shikoni endra eshte Andrimtare enderimtare.
Ngulite dhe Meso shqipen dialektore jo letraren e Enverit se do perfundosh si Greket qe mesuan to dhimotiko dhe nuk kuptojne me to arxeo. Kap ta llafe s file?
Fiset gjermane u dynden ne ballkan shume me vone nga periudha historike qe diskutojme gje qe qe dhe nje nga faktorete shperberjes se perandorise romake
Prandaj teza se mund te jete emri Teuta me prejardhje gjermane eshte nje budallek
Ne Shqiptaret duhet te bejme me shume ne aspektin praktik te anticitetit dhe te mos merrememi vetem me llafe dhe teorira se jemi kemi qene te lashte!!!
Me llafe s te beson njeri faktet jane arme qe mbyllin gojen
Dhe deri tashme pervec gjuhes s kemi asgje ne kete fushe
Pa fyer inteligjencen e saskujt, vecanerisht te mercenarit filogrek ‘Akilius’, duhet ditur se emri i Teutes eshte nje nga emrat qe eshte shpjeguar nga gjuhetaret me kuptimin ‘Popull’, perfshire ketu edhe te madhin prof.E.Cabej dhe pranuar nga tryeza e shkences linguistike. Bashke me emrin Teuta jane edhe emrat e nje grup[i me te si Triteuta, Teutaia, Teutana, qe jane gjendur vetem ne trojejt e banuara nga iliret dhe ne asnje territor tjeter. Ky grup emrash eshte pranuar si i tipit ilir. Me te drejte nje komentues vuri ne dukje perdorimin te shqiptaret i emrit te Teutes ne formen e evoluar te shqipes, Tefta. Shumica e shqiptareve te zakonshem, kane perdorur emrin Tefta brez pas brezi pa ditur se ky eshte emri i Teutes se lashte, ku ka rene germa ‘u’ duke u zevendesuar me ‘f’, gje qe eshte brenda ligjeve gjuhesore te shqipes. Dhe shqiptaret jane i vetmi popull qe e trashegojne dhe perdorin emrin e Teuta ne Tefta, ashtu sic jane i vetmi populln qe emrin e Aleksandrit te Madh e perdorin ne formen Lek dhe Leka, si emer e si mbiemer ne mbare tropjet shqiptare. Sa per ngjashmerine e Teutes me Teutonet gjermane, kemi yte bejme me nje diference kohore disashekullore, nga shek. i 5, 4, 3, para eres se re, me shek. 4, 5, 6, te eres se re. Pra kush e ka marre nga kush. Pa u futur ne tezat e hipotezat sidomos gjermane, mbi ‘Panilirizmin’, nje fakt i madh eshte dhe mbetet ende per tu shpjeguar, ai i onomastikes, hidronimise, oronimise, toponomise etj.ne krejt Europen, qe konsiderohen te burimit ilir dhe qe kane shpjegim me shqipen. Dihett qe fiset ilire kane qene te shtrira ne veri deri ne thellesi te Austrise se sotme, tek iliret e Alpeve, Liguret deri ne Francen e Pirrenejte e sotme etj. Sa per Tetin ose Thetin, temen e Akilit, perendine e ujrave, pa pretenduar se ky eshte shpjegimi shkencor, te vetmin shpjegim e kuptim e ka me shqipen, me Detin dhe Thellesine.ashtu si shimica e emrave te Perendive Pellazge.,
TEUTA ESHTE NJE CESHTEJE, FIGURE, FUQI SA MADHORE AQ EDHE E KAMUFLUAR NGA HISTORIANET DHE ARKEOLOGET E HUAJ NE SHKENCAT HISTORIKE.
PER TE VERTETEN I TAKONE SHKENCTAREVE TE HISTORISE DHE ARKEOLOGJISE TE FLASIN, BAZUAR MBI PROVA SHKENCORE.
KOMENTUES MEDIOKER SI KETA KETU NE FORUM QE JANE KUNDER SHKENCES,KUNDER VETES DHE IDENTITETIT TE TYRE, DHE AS ME TE
ER QE BEJNE TE DITURIN…. ESHTE VERTETE MJERANE QE POSTOJEN KESISOJ IDJOTSIRASH.
O SHAHISTI, QYTETAR, APO TE TJERE ANALFABET QE KOMENTONI….. MERUNI ME MIRE ME NDONJE KOMENT HASHASHI SE PER SHKENCE KA TE TJERE….
..dhe shkencetari na qenke zotrote, qe shkruan me germa kapitale dhe ben 3 gabime ne cdo pese fjale?
Ik or torrollak mçifu e meso shqip e pastaj na prrallis per shkence e per te tjera. Debil!
Shkrimi eshte lavderim I kote I teutes dhe mburrje te neveritshme. Teuta vrau te derguarit e romes. Ne kete shkrim mburren pushtuesit , gje qe nenkupton,push, se serbet bene mire qe na pushtuan.
Teuta eshte Mburrje per shtetin tone Shqipetare eshte tipike SHQIPETARE sepse ne historine tone kishim edhe shume TEUTA tjera te cilat Luftuan bashke me Burrat e tyre eshte Besa qe ne kishim TEUTA ja dha besen Agronit qe do ti zkadhonte kufite e Ilirise dhe do te luftonte per te mbrojtur ILIRINE ajo nuk e vrau vehten po dikush e vrau Teuten dhe e hodhi nga Letersia.
Nje fatekeqesi eshte se te gjithe mundohen te atribohen me vlerat tona Teuta nuk eshte Gjrmane sepse ne ate kohe as qe kishte pasur dyndje Gjermane ne trojet ILIRE. Nuk ben te pranojme keto gjera sepse Teuta ka kuptimin e vlerave te larta njerezore.