Rezultati i zgjedhjeve të fundit lokale (26/27 maj turni i parë dhe 9/10 qershor turni i dytë), shënoi një rënie vertikale të votave për “Lëvizjen 5 Yje” të Beppe Grillos. Në çdo komunë përqindja e konsensusit të kandidatëve me 5 yje u përgjysmua në raport me shpërthimin që Lëvizja pati në zgjedhjet e përgjithshme të shkurtit të kaluar.
Nuk është e lehtë të krahasosh dy fushata dhe rezultate elektorale të ndryshme në esencë (për parlamentin nga një anë dhe për bashkitë apo komunat nga ana tjetër) por përgjysmimi pothuajse i kudondodhur (nga 26% në 13%) i votave të Lëvizjes është sigurisht një tregues që s’duhet nënvlerësuar.
Por cilat janë shkaqet e shfryrjes kaq të bujshme të një “tsunami” që premtonte revolucion por që rrezikon të fundoset nga vetë dallga që krijoi? Si gjithmonë arsyet janë të shumta, por unë mendoj se dy janë motivet kryesore që po gërryejnë popullaritetin e krijesës së Grillos.
E para, dhe më e rëndësishmja, është aleanca e munguar me Partinë Demokratike që coi në dorëheqjen e Bersanit dhe në krijimin e një mazhorance të “panatyrshme” me të djathtën personale të Silvio Berluskonit. Një koalicion pas-zgjedhor qeverisës midis Lëvizjes dhe PD-së ndoshta do krijonte ekzekutivin më reformues dhe progresist në historinë demokratike italiane. Por kjo nuk ndodhi sepse linja e Grillo-s ishte e prerë, pa kompromise dhe si rrjedhojë aspak politike. Partia më e votuar në rang republike vendosi të qëndronte në opozitë, duke djegur të gjitha propozimet e Bersanit. Ky i fundit, me koherencë të plotë, pranoi humbjen e bastit dhe ‘hapi krahun’. Padyshim Grillo kishte letrat më të mira në pokerin politik të krijuar pas zgjedhjeve të shkurtit, por thjesht vendosi të mos luante. Gjykimi i qytetarëve erdhi i qartë: elektorati me 5 yje kërkonte të ulej në tavolinat vendimarrëse, dhe jo vetëm të denonconte dhe të zhbironte vendimet e marra nga dikush tjetër.
Së dyti imazhi që po krijohet rishtazi brenda Lëvizjes nuk është aspak qetësues. Pak ditë më parë senatorja Adele Gambaro fajësoi tonin agresiv të diskursit politik të Grillos për humbjen në zgjedhjet lokale. Dukej një kritikë normale drejt liderit por menjëherë shkaktoi një breshëri reagimesh deri në kërkimin për dorëheqje nga grupi parlamentar. Por Gambaro nuk pranoi të largohej “vullnetarisht”, kështu që të hënën e ardhshme grupi do votojë për përjashtimin e saj. Kjo praktikë mban një erë të rëndë monarkie ku devijimi nga “linja e partisë” mund të sjelli pasoja fatale. Aktualisht Lëvizja ngjan si një fuçi baruti gati për të shpërthyer, e ndarë në rryma dhe rrëkera në bazë të “ortodoksisë” ndaj linjës.
Shumë shpresa lindën kur 5 Yjet u ngjitën me aq vrull në qiellin politik italian. Një rezultat aq premutes (26%) që në tentativën e parë rrallë kishte ndodhur në historinë demokratike të shtetit. Është një mëkat nëse Lëvizja nuk shikon më larg se hunda e vet duke u kacafytur brenda llojit vetëm për një llaf goje. Shkëlqimi i yjeve të Grillos ishte sinqerisht verbues por tanimë drita po bëhet gjithmonë më e zbehtë dhe yjet po bien pak e nga pak.
*PhD – E Drejta Kushtetuese Italiane dhe Europiane – Verona. Rubrika “Europa”, çdo të shtunë në DITA. Shkruajini autorit në [email protected]

Rezultati i zgjedhjeve lokale nuk ishte i mirë për Grillo dhe ky është tregues i qartë politik i elektoratit italian që në të vërtet në balotazh shkaterroi jo më shumë Grillo se sa të djathtën e Berluskonit i cili i alarmuar nga rënia drastike dhe humbjet totale të balotazheve kerkon të riformetoi “Forca Italia”,duke shkarkuar përgjegjësitë tek zevendes kryeministri Alfano!Grillo ende nuk ka sqaruar mirë elektoratin italian i cili mbi 50 per qind ndejti në shtepi!Ata që votonin Grillo,për tê bllokuar Berluskonin,nuk votuan Grillo,por PD!…Humbja e Romes ishte katastrofike per te djathten! Autori kete renie të Grillo e ka sakt si shifer,por jo sakt si rrjedhojë! Harrohet që Grillo nuk bën kualicion me parti politike italiane dhe kete e ka shpallur para zgjedhjeve të pergjithshme,pasi partite politike “duhet të vdesin””Berluskoni duhet të shkoje ne burg””Bersani një i vdekur që ecën”Autori nuk e dallon dot thellesinë e “ujrave të kristalta” të M5S.Bile edhe nje pjese e madhe e italianeve qe nuk shkoi në votime,ende mbetet e pasqaruar për misionin levizës të Grillo dhe per kete Grillo meriton kritikë!Partite politike per ate jane banda me militante qe cuan Italine në krizë,zyrat e tyre,zyra punësimi.Njëshat diktatorialë që komandojnë e i emrojnë Sovranit deputete,te cilet janê vetem numura të Njeshave!…Levizja M5S nuk ka Njësh;Grillo eshtë krijues i saj,por nuk merr asnjë post qeveritar a parlamentar.Ai eshtë ARBITER në fushën e lojës së skuadres se tij,që nuk e ka zgjedhur,percaktuar a emruar ai,por Sovrani popull i Levizjes M5S.Loja e Levizjes ka rregulla dhe vizime,si fusja e futbollit;ku gabimi “ndeshkohet”,dhe me karton te Kuq a te verdhë nga ARBITRI! “Topi”,nuk duhet te dalë jasht kornizave të fushës M5S…Natyrisht Levizja ka ende paqartesi,mungesa harmonizimi dhe vetveprim.Por Levizja ka zgjedhur opozitën,pikerisht për te mos u berë bashkfajtore ne tragjedine e krizes italiane ku perdite vetvriten imprenditore dhe shkaterrohen vende pune…Nga e keqja me e madhe e mosfitores se Berluskonit,italianet “hoqen”votat nga Levizja M5S dhe ja dhane PD!Mosfitimet e Grillo në lokale,kane edhe shkakun e pergjegjesine e vet Grillo qe ende nuk ka arritur te sqarojë mirë ata qe nuk shkojne të votojne! Debatet brenda Levizjes jane të lira dhe autori e pranon se të hënën Levizja mblidhet dhe Arbitri mund te nxjerr edhe te kuqe!Grillo nuk pranon si Arbiter qe medjas falls italiane(shkaktare dhe ajo per krizen) ti jepen intervista,pasi medjat manipulojne ne favor jo të Sovranit,por të politikës,e cila duhet të vdes!Natyrisht moskuptimi i ideve te reja,teresisht moderne,me revolucionin web,mund të bejë të vdes edhe Levizja M5S,te cilën vet Grillo ka të drejte ligjore ta shkrijê…Duken diktatoriale këto?Atehere dhe loja e futbollit qe kenaq a zemeron Sovranin duhet të zhvillohet pa arbiter,pa vija kufizuese,bile edhe ne “dëborë”të madhe!Grillo nuk fitoi ne lokale,por as ka humbur në të pergjithshmet!…..
Po per Shqiperine asgje?!