Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Shkëlzen Berisha kërkon 5 milionë lekë nga Taulant Balla
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Shkëlzen Berisha kërkon 5 milionë lekë nga Taulant Balla
AktualitetLajmi i fundit

Shkëlzen Berisha kërkon 5 milionë lekë nga Taulant Balla

anazapta
Published November 16, 2012
Share
SHARE

Djali i kryeministrit shqiptar ka vendosur të bëjë sërish një padi për shkaktim dëmi kundër Taulant Balla. Shkëlzen Berisha kërkon nga Balla një shpërblim për dëmin jopasuror në shumën prej pesë milionë lekësh, si dhe përgënjeshtrimin për deklaratat e bëra ndaj tij, të cilat i quan të rreme. Data e regjistrimit të çështjes në gjykatë është ajo e dy ditëve më parë, ndërkohë që gjyqtari që do ta shqyrtojë është Ridvan Hado.

Deputeti Taulant Balla nuk është hera e parë që hidhet në gjyq nga përfaqësues të pushtetit dhe po ashtu fëmijët e Kryeministrit nuk është hera e parë që kërkojnë të përfitojnë para nga deklaratat akuzuese të deputetëve të majtë. Nga ana e palës paditëse është pretenduar se me deklaratat e bëra në media nga i padituri Balla, i është njollosur publikisht emri dhe personaliteti i tij. Ai ka pretenduar se dëmi jopasuror i shkaktuar është kryer me dashje dhe me qëllim. Sipas avokatit mbrojtës të Shkëlzen Berishës, deklaratat e bëra nga deputeti i majtë janë të pavërteta dhe kanë si qëllim cënimin e dinjitetit të tij. Deklarata të tilla përbëjnë akuza të forta për shkak se ato nuk janë të shoqëruara me fakte dhe për më tepër janë përdorur mjete që këto akuza të pavërteta t’i përhapen publikut të gjerë. Si rrjedhojë, djali i Kryeministrit ka kërkuar që të paguajë dëmshpërblimin pasi i është cenuar nderi dhe personaliteti i mirë që ai gëzon.

Kjo nuk është hera e parë që djali i Kryeministrit kërkon dëmshpërblim. Vitin e kaluar bashkë me motrën e tij Argita Malltezi ata hodhën në gjyq edhe deputetë të tjerë të majtë, për të cilët pretenduan se u kishin cenuar emrin e mirë që gëzonin në publik, gjyqe që janë fituar prej tyre.

Por deputeti Balla është hedhur në gjyq edhe më parë për deklaratat e tij publike. Kështu Genc Pollo si ministër ngriti padi ndaj tij në kohën kur Balla e akuzoi ministrin për vjedhje në tenderin e fibrave optike, si dhe për fshehjen e parave në banka jashtë vendit. Balla e pati akuzuar Pollon se kishte marrë një ryshfet prej 1.2 milionë eurosh. “Pollo ka marrë ryshfet 1.2 milionë euro. Dëmi që i shkaktohet Shqipërisë nuk është 12.5 milionë euro, por 50 milionë euro nga katër licencat e dhëna nga Pollo”, pati pohuar Balla.

Ndërkohë djali i Kryeministrit Berisha në korrik të këtij viti ngriti një padi kundër gazetës “Zëri” në Kosovë, duke kërkuar 100 000 euro dëmshpërblim. Një padi e tillë erdhi pas botimit në gazetën “Zëri” të një artikulli në datë 16 prill 2012, me titull “Sali Berisha, me mafien serbe, kundër Kosovës”, ku shkruhej se Shkëlzen Berisha ishte takuar me Vuk Hamoviçin dhe Damir Fazliçin, me qëllim pengimin e projekteve që lidhen me ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Kosovë – Shqipëri. Sipas shkrimit, ky takim ishte mbajtur në Vjenë të Austrisë.

Evelina Hoxha

anazapta November 16, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • Bojkthi! says:
    November 18, 2012 at 10:02 am

    Mos u ngopshi kurre o shushunja mocalesh,po juve te zinj sterre jeni .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?