Shkëlzen Berisha në Prokurori për skandalin e privatizimit të CEZ

Dita

Prokuroria e Tiranës thellon hetimet për skandalin e e privatizimit të kompanisë CEZ-Shpërndarja.

Mbrëmjen e sotme, ashtu edhe siç ishte parashikuar në fletë-thirrjen e organit të akuzës, është paraqitur në institucion për të dhënë dëshmi në cilësinë e personit që ka dijeni për këtë çështje, Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Burime nga kjo prokurori bënë me dije se seanca e marrjes në pyetje nisi në orën 18:00, kur një makinë u fut brenda godinës dhe nga ajo besohet se zbriti Berisha.

Dëshmia është dhënë para prokurorit të dosjes Ardian Braho. Nuk jepen detaje të tjera për dëshminë që u dha dhe pyetjet që iu bënë. Në zyrën e prokurorit gjatë gjithë mbrëmjes ka pasur dritë, ndryshe nga katet e tjera, pasi orari zyrtar kishte përfunduar në orën 16:00.

Por duket se kjo periudhë kohore është dakordësuar mes palëve për shkak të mbajtjes larg të vëmendjes së medias dhe publikut.

Lajmi për thirrjen e Berishës në prokurori u publikua një javë më parë dhe vetë djali i ish-kryeministrit bëri një postim në rrjetet sociale, ku e quante procesin politik. Komisioni Hetimor që ngriti mazhoranca konstatoi se Berisha është i implikuar në skandalin e privatizimit të CEZ dhe ka dijeni për pazaret që janë bërë mes palëve, pasi në atë kohë kryeministër ishte babai i tij.

Por prokuroria e ka thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni në lidhje me sekserin Nue Kalaj dhe persona të tjerë të përfshirë dhe që po hetohen.

Nga verifikimet e kryera rezulton se makina “BMË” me të cilin Berisha u largua nga institucioni i përket ish-deputetit demokrat, Astrit Patozi, ish-nënkryetar i PD. Edhe kjo zgjedhje duket se është bërë për të mos rënë në sy dhe që gjithçka të mbahej e fshehtë. Seanca e pyetjeve ka zgjatur rreth dy orë. a.q/dita

Share This Article
12 Comments
  • Dmth qe Astrit Patosi qenka pjese e mafjes Sali Berisha. Dhe na del si burre me i mire se Lulezimi Astriti. Qelbesirat qe hengern kete vend kaq vjet.

  • Mafia e Sali Vicidolit eshte hedhur i tere ne sulm, disa si
    fanatike te tij te tjeret nga zori. Duke e pare nga afer de-
    batin e parlamentit nje pjese e mire e bandes se Saliut
    rinte ne kembe vete duke bere altoporlantin,te tjeret rre-
    thuan podiumin e parlamentit me slloganin “kriminel -haj-
    dut” per turpin e botes. Nje bindje kam sikur Basha te mos kishte vete ” mizen nen kesule” do te ishte i pari qe
    do te deshironte te bente kurban Berishen dhe klanin e
    tij fanatik duke arritur qellimin e tij per ecur perpara pa
    patur ” fantazmen e Bankos” qe e ndjek ne hap. Kjo me-
    tafore i takon pikerisht Vicidolasit qe po lufton me te gjithe
    arsenalit e tij shpifes,mashtrues,manipulues me qellimin
    .e vetem: Te shpetoje lekuren e tij nga vetingu ! Sot lexo-
    va ne shtyp se djali i tij ,mafiozi Shkelzen Berisha eshte
    paraqitur apo do te paraqitet para drejtesise,gje qe tregon
    se drrjtesa po funksionon . E kush mund ta imagjinonte
    jo larg kohe me pare qe ky delikuent ordiner do te para –
    qitej para drejtesise ?! Kujtojme se si ky bribon sillej para
    deputetit te nderuar Ulsi Manja,ne nga shtysit e fuqishem
    te reformes ne Drejtesi, nje deputet lartesisht i pergatitur
    dhe jashtzakonisht i vendosur kunder bandes mafioze te
    tradhetarit me te madh te kombit shqiptar qe ka njohur
    deri me sot . Edhe ne komentin e djeshem shkrojta dhe
    po e perseris edhe sot se Esat Pashe Toptani dhe nipi i
    tij ,Ahmet Zogolli qe shqiotaret e ndershem e patriote i
    njohin e do t’i njohin si tradhetare me damke,pavaresisht
    nga zig-zaget e historise, do te kishin zili per nga tradhe-
    tite Sali – Miloshevic- Karaxhic- Fasllic Vicidoli. E gjithe
    poterja e sotme ishte vetem nje SEBEP , shkaku i verte-
    qe do ta asistojme te e jten e ardheshme kur te vendoset
    ne Parlament KLGj dhe Byroja Hetimit ,ne mos gaboj.
    Ky do te ishte fundi i tyre i pashmangshem i 2 bandave
    mafioze: kriminele,hajne, grabitese, plackitese e pasurise
    kombetare. Renja e keshtjelles se antidrejtesise do te
    shenoje epilogun e mafias shqiptare qe udhehiqet, orga-
    nizohet e komandohet nga binomi: Sali Tradhetari dhe
    Ilir Floriri qe per turpin e shqiptareve fatkeqesisht sot
    eshte ulur ne poltronen e presidences se Shqipetise ! Ky
    perben turpin e botes! E theksoj se e enjtja e ardheshme
    do te jete “Colpo de Gracia” e mafias shqiptare.Pas kesaj
    Shqiperia do te shenoi CLIRIMIN perfundimtar te Shqi –
    perise se cfilitur nga korrupsioni i papare ndonje here ne
    historine e kombit shqiotar.
    Dje Sali Monstra na doli si “mik i madh i Amerikes”! Nje
    hipokrizi me permasa kozmike ! Sot na doli si “patrioti me
    i madh i Shqiperise”. Nje hipokrizi tjeter qe nuk ka imagji-
    nate e fantazi qe te arrije ta kaperdije kete ligesi alla
    Drakula …! Ky qen i ndyre qe “dje” i fali fqinjit te jugut 354
    k2 det , sot po ky mizerabel i ndyre pa pike turpi e cipe tha ,perfrazoj , se Rama do te kalije mbi trupat tane qe ka
    leshuar 12 milje det Grekut. Nuk ka mashtrimme te madh
    qe ky demon i ben shqiptareve. Kudo ky monster hedh
    tym e kknfuzion. Ceshtja e 12 miljeve nuk eshte as e Tsi-
    pras dhe as e Rames,por ky problem eshte trajtuar deka-
    da me pare nga forumet nderkombetare dhe eshte nje ligj
    Nderkombetar i 12 miljeve per vendet europiane krye-
    sisht qe kane territore detare ne afersi njeri shtet me tje-
    trin.Ndersa vendet e Amerikes Latine, si dhe Amerika e
    Veriut e Kanadaja kane nje rreze prej 200 miljesh ne
    Oweanin Paqesor e Atllantik. Kjo varet nga kushtet e nje-
    rit kontinent nga tjetri sepse nese Shqiperia ose Grequa,
    Italia,Turqia ,etj. etj. do te pretendonin 200 miljet si konti-
    nenti Amerikan i bie qe Greqia,Italia,Turqia apo Shqiperia
    te merrnin gjysmen e territoreve te njeri- tjetrit .Pra pro-
    blemi i 12 miljeve detare praktikohet jo ne gjirin e Korfuzit
    prej 3 miljesh por ne Adriatikun qe njihet si “Altamar” ,ku
    mund te levizin te gjitha anijet e botes duke mos shkelur
    vije e 12 miljeve te nje shteti . Shkelja ,dmth. hyrja e ani-
    ve brenda 12 miljeve te hapsires detare te nje shteti de-
    nohet nga ligjet nderkombetare. Kjo eshte aq e qarte sa dy pika uje. Por demoni i Vicidolit qe e di fare mire kete
    qellimusht e ben qe te ngreje fanatiket e tij qe njihen per
    nje injorance delirante ,te zbritur nga shkenpmbijt e ger-
    xhet e Kukesit e Tropojes,sic eshte vandali cingiskaniz-
    mit, Muli ,sebashku me Salianjin,Paloqet, Strazimiret, etj.
    per te hedhur shashka kudo ,per te bere potere me te
    vetmin qellim qe te shpetojne padronin e tyre,maffiozin
    Sali Vicidolin ,sebashku me familjen e tij. Po e kane kot !
    Te pakten le te degjojne dhe te lexojne cfare thote avokat
    Ngjela,qe shpesh here deklaratat e tij para medias i ngjaj-
    jne si dikur Salvador Dalis ,piktorit te madh spanjoll por
    gjithemone “exentrik” ne deklaratat e tij por qe thoshte
    kurdohere te verteten ! Perifrazando Avokatin Ai thote,
    pak a shume kete: mos u lodhni kote ! Ka ardhur ora e
    drejtesise, nuk shpetoni dot sepse reforma ne drejtesi
    eshte veper e SHBA-s dhe BE-s dhe se Rama eshte ne te njejtin plan me Berishen- Bashen- Ilirin dhe te gjithe te
    korruptuari ne pallatin e drejtesise dhe se asnje nuk do
    t’i shpetoje drejtesise per te gjitha zollumet qe kane bere
    politikane , gjykatesit,prokuroret ,etj, te komanduar e ur-
    dheruar nga ” DORA E ZEZE E SALI BERISHOVCIT..”!

  • drejtesia po vjen!
    Te gjithe SHQUP-isat jane te kategorise mafioze ne te dy deget e mbijeteses pa mundim e djerse.Korrupsion dhe krim.
    Kur e thirrnin peshkun Berisha para 1 viti.Hapesh bythesh dhe nuk pranonte sepse me z.Balla kishte konflikt interresit.
    Sot e tjerre e quante procesin politik.
    Keto jane te zanun ne lak.
    Nese e dijne veten te ndershem nuk duhet te kene frike.
    Raste ndershmerie e kan tregue me publicitet te tepruar.Kur Berisha babai peshkut ish kryeminister deklaroi me pompozitet:Nuk e pranova simbiozen me biznesmenin.Jam i ndershem une (Berisha ish kryeminister).

  • Demagogji perfekte. Peshku I madh. Prokuroria do bëj një vrimë né Uji. Ka dy standarte. Per kriminelet né pushtet vetem flitet. Per femijët e tyre thirhen jashte orarit. Futen me makina deri te dera e zyres. E ikin. Thirrja e dyte pas 8 muajsh. Kaq.

  • Asgje nuk keni bere, ne se nuk u vini prangat ketij dhe babait!! Sinqerisht habitem, cfare tjeter duhet pritur, kur bemat e ketyre halabakeve, dhe shume te tjereve si keta, i njeh dhe bufi!

  • CFARE “PESHKU I MADH” ESHTE SHKELZEN BERISHA?

    Une per vete them se nuk eshte AS mish dhe as PESHK fare, c’pune ka djali i kryeministrit te fuse duart ne pune shteterore kur nuk eshte i emeruar dhe as i zgjedhur nga populli?

    sepse:

    Shkelzen Berisha duke qene ASKUSHI as PESHK dhe as MISH edhe per Gerdecin qe la nje qerre me te vrare nga pas pa patur ASNJE fajtor.

  • Pritet arrestimi i SHKELZEN BERISHES dhe pastaj edhe i SALI BERISHES dhe keshtu me rradhe duke filluar nga EDI RAMA, FATOS NANO dhe te gjithe peshqeve te medhenj.
    Pastaj rradhen e kane peshqit e madhesive mesatare dhe ne fund peshqit e vegjel “cironkat dhe sardelet”.

  • Mos u merzisni ky do theritet nga prokuroria edhe per tema e zullume te tjera .I jati i Shkelzenit ka dale jashte kontrollit . Kane shume gjynahe per te lare .Ne kete dunjah lahen te gjitha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *