Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Shkëlzen Gashi pezullohet me 3 ndeshje
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajme Flash > Shkëlzen Gashi pezullohet me 3 ndeshje
Lajme FlashSport

Shkëlzen Gashi pezullohet me 3 ndeshje

redaktor
Published April 15, 2015
Share
SHARE

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Zvicerane të Futbollit ka dënuar me 3 ndeshje pezullim sulmuesin shqiptar të Baselit, Shkëlzen Gashi, për kartonin e kuq që 26-vjeçari mori në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Zyrihut. Gashi i cili i hapi rrugën fitores 5-1 të Baselit teksa realizoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 24-t, nuk i mbajti dot nervat pak çaste përpara përfundimit të pjesës së parë duke shtyrë kundërshtarin e tij, Avi Rikan, pas një ndërhyrjeje të rëndë që një futbollist i Zyrihut kishte kryer ndaj tij.

Në këtë mënyrë Komisioni i Disiplinës në Zvicër mori masën ndëshkuese duke e pezulluar me 3 ndeshje sulmuesin e përfaqësues kuqezi për gjestin që bëri. Gashi i cili kryeson listën e golashënuesve në Superligën zvicerane me 21 finalizime, do të mungojë në tre sfidat e ardhshme të Baselit që skuadra e Paulo Sousas do ti zhvillojë ndaj Sionit në transfertë, Lucernës në shtëpi dhe Vaduzit po në transfertë.

Shkëlzen Gashi është lojtari më në formë te Baseli gjatë këtij sezoni dhe mungesa e tij do të ndihet në skuadër. Gjithsesi 26-vjeçari shqiptar me këto tre ndeshje mungesë nuk rrezikon aspak fitimin e Këpucës së Artë në Zvicër për të dytin sezon radhazi, pasi ndjekësi i tij më i afërt, sulmuesi francez Guillame Horoau, ka realizuar deri tani vetëm 13 gola. Gashi do të kthehet të luajë sërish në sfidën mes Baselit dhe ish-skuadrës së tij Grasshopers e vlefshme për javën e 31-të të Superligës zvicerane.

redaktor April 15, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?