Shkëlzen Maliqi, këshilltari i Ramës për rajonin

redaktor

Shkëlzen Maliqi do të jetë këshilltari i kryeministrit të ardhshëm Edi Rama. Kjo bëhet me dije nga vetë ky i fundit, i cili shprehet se “duam të ecim më shpejt në drejtim të Kosovës e të fqinjëve të shqiptarëve në tërësi”.

Kabineti i ri i kryeministrit do të ndryshojë thellësisht. Numri i madh deri më sot i këshilltarëve do t’ia lërë vendin një bërthame strategjike njerëzish me cilësi të spikatura, të cilët do të luajnë rol kyç në përgatitjen e vendimmarrjes. Njëri prej tyre do të jetë edhe një intelektual i mirënjohur e i mosvarur, që do të vijë nga Prishtina, për të ndihmuar në jetësimin e rolit që parasheh për Shqipërinë në rajon programi ynë i Rilindjes – Shkelzen Maliqi. Ne duam të ecim më shpejt në drejtim të Kosovës e të fqinjëve të shqiptarëve në tërësi, për të mundësuar të gjithë bashkë projektin e një rajoni plotësisht të integruar në Europën e Bashkuar. Marrëveshja e Kosovës me Serbinë ka shënuar fundin e konflikteve të bartura nga ish-Jugosllavia dhe ka hapur një horizont të ri mundësish që na takon ne, njerëzve të këtyre territoreve t’i kthejmë në zhvillim ekonomik, social e kulturor rajonal pa humbur vite të tjera të çmuara. Shkelzen Maliqi na është bashkuar për këtë qëllim të lartë fisnik”, thotë Rama.

Shkëlzen Maliqi është analist politik, kritik arti, por edhe filozof. Ai ka lindur në vitin 1947 dhe jeton në Prishtinë. Maliqi ka drejtuar një sërë organizatash, mes të cilave edhe Institutin e Studimeve Sociale, “Gani Bobi”.

Shkelzen Maliqi aktualisht është këshilltar polik i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Share This Article
11 Comments
  • eh sa mir me ken ed ram o hej, keshilltari i enver hoxhes kosovar, tash ne keshilltar i enver hoxhes shqiptar o hej

    • Duhen njerez intelektual mbi te gjitha per te mundesuar nje integrim ne BE me njerez te afte edhe pse kritik ne te shkuaren

    • Ja qe z.Maliqi eshte nje njeri me vlera te larta dhe njohes i mire i situates ne Rajon,. Pergezi8ne Rames dhe suksese me nismat qe po ndermerr..

  • Z.Maliqi eshte nje njeri i perkryer, i afte dhe i ndershem. Me bashkepunetore te tille Rama do ta kete me te lehte!

  • Pse nuk morre Rexhep Qosen keshilltar o Ed dereziu ? Ky Maliqi me duket se ka “kontribuar” disa here per zgjedhjet e berishes …? Apo e kam gabim ? A bie ere shqiptar te pakten sepse shume pak e njohim , nen rogoz flas , sepse “shtepine” keshtu e ka te “bukur” !

  • Nje milard dollare borxh do ta paguajme ne shqiptaret e martirizuar per Rrugen e Kosoves te bere nga Viçi_doli per te kullotur. Ne shume dekadat e ardheshme do paguajne per kete krim te serbo-malazezit Berisha i Shiqeres se berishajve, ne dem te tyre, gjithe brezi i shqiptareve qe akoma nuk kane lindur.
    A ishte e domosdoshme nje spurdhjak kosovar te orientoje qeverine e Edi Rames e te Peleshit pa lesh. Do paguajme perseri ne shqiptaret per kosovaret pro berishiane?

  • Mos harroni HARADINAJN, gangsterin e UÇK-se, ate te shitjes se organeve ne kliniken e horrorit.
    Ndersa Maliq-aga thethitet nga Edi Rama, Harudinajt kryebashkiaku i Shengjinit i jep titullin “qytetar nderi”. Eshte me direkt ne uzurpimin e ardheshem te tokave tona Hajrudinaj, ne ceremonine e dhenjes se ttitullit tha se i pelqente jashte mase Shengjini…
    Nje premtim per te ardhmen Hajrudinajt: me serbin bere ate qe duhej te beje, me ne e ke pak ngusht punen. Ketu mund te vish vetem si turist eshte keshilla me e mire qe te jap ty e tere bubazheleve kosovare tuaj qe me para duan te zaptojne token tone.
    Mos u joshni nga ofertat e çastit te serbo-malazezeve berishiane. Nuk jeni te mirepritur ne kete toke Harudinaj!

    • Mos u ngut Besiana ! Shengjinin Berishovici , ua ka falur serbeve , bashke me “marreveshjen” e CEFTA-s per heqjen e doganave ! Shqiptaret e Kosoves dhe Kosova do te benin mire te kishin akses (nuk po them per Haradinajn sepse nuk e njoh) sigurisht pasi te verifikohen se ne cfare ujrash notonin ! “Vaksina” e tipit “shqiptaret kunder shqiptareve” ka funksionuar mrekullisht deri tani !

      Vetem politika shqiptare nuk ka asnje strategji ne rajonin e Gadishullit Ilirik (Ballkan) ! Te gjithe te tjeret , Serbi , Greqi , Turqi , madje dhe Mal i Zi dhe Maqedonia , jo nvetem kane strategji , por kane ne zbatim edhe taktika per realizimin e saj !

      Shqiptaret jane vetem kashte dhe ko.qe sepse poltikanet tane deri me sot kane qene pjese e taktikave te te tjereve !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *