E nisëm bisedën me këshilla për të mbajtur trupin në formë, dhe përfunduam te Armina dhe Shkëlzeni. Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, pasi Facebook Spy i Ditës ka folur me Mimoza Mevlanin, nënën e një prej vajzave më të komentuara kohët e fundit.
Megjithatë në këtë intervistë do të mësoni për pranverën e palestrave, për kohën kur njerëzit nisin intensivisht aktivitetin fizik, për të qenë sa më në formë në stinën e verës, nga ana tjetër dhe mendimin e zonjës Mevlani për marrëdhënien dhe historinë e dashurisë që po përjeton vajza e saj me djalin e ish-kryeministrit, Berisha, Shkëlzenin.
Ajo është shumë e lumtur si nënë, për momentet e bukura që po kalon çifti, madje na tregon se ata janë në qiellin e shtatë dhe asgjë më shumë se kaq nuk ka rëndësi për të.
Për sa i përket komenteve të shumta që janë bërë për këtë çift, për të nuk ka asnjë lloj interesi. Ajo sugjeron që njerëzit t’i lënë fjalët dhe të merren me aktivitet fizik.
Më poshtë një bisedë me Mimoza Mevlanin, koreografe prej shumë vitesh, e cila tashmë drejton një palestër të njohur në kryeqytet.
Zonja Moza, a është kjo kohë ideale që njerëzit të fillojnë të frekuentojnë palestrën?
Unë do thoja se palestra nuk duhet të fillojë sot. Në këtë sezon duhet të shijosh ajrin e freskët, aromën e luleve që sapo kanë filluar të çelin, duke bërë një hap të lehtë, por ndërkohë palestra duhet të fillojë që në shtator, që trupi të jetë i përgatitur për vrap. Mendoj se është e gabuar ideja se në këtë periudhë do të duhet të shkohet në palestër. Në bazë të të gjithë studimeve, duhet thënë se palestra duhet të jetë një mënyrë jetese tashmë, dhe s’do të jetë një kufizim që erdhi pranvera dhe ne duhet të shkojmë në palestër.
Për ata që e nisin edhe shpesh e braktisin, është çështje vullneti apo informacioni?
Është çështje informacioni i lidhur me qëllimin në vetvete. Pra palestrimi nuk na ndihmon ne vetëm për të qenë më bukur estetikisht, por shkencërisht është provuar se ajo ka shumë më tepër vlera. Na bën më të zgjuar, dhe më pak agresivë, dhe këtu në vendin tonë është shumë e nevojshme kjo gjë (qesh).
Mund të thoni për ata që e kanë lënë pas dore palestrën, të cilët i futen tani dhe për tre katër muaj duan një trup të mirë për në plazh, është e mundur kjo?
Është shumë pak kohë për të arritur diçka. Mund të jetë një fillim që duhet ta vazhdosh edhe në shtator. S’mund të godasësh trupin me një supersforcim. Nuk duhet të mërzitesh me palestrën. Sfida është që mos të të mërzitet. Prandaj trupi duhet të përgatitet.

Zonja Moza, keni vënë re që ka një lloj ndërgjegjësimi në masë për kujdesin ndaj vetes dhe trupit?
Është e vërtet që ka një ndërgjegjësim më të madh, dhe duhet thënë që është një gjë shumë e mirë. Kanë kuptuar se nuk mund të bëhesh zonjë duke e lëshuar trupin, por duhet të bëhesh zonjë duke qenë zonjushë në pamjen tënde. Aktiviteti të bën mirë që të ndihesh mirë me veten tënde. Plus që liron energjitë negative.
Cila është mosha që e frekuenton më shumë palestrën tuaj?
Në palestrën time ka nga të gjitha moshat. Duke nisur nga vajzat fare të reja që kanë mësuar se duke e filluar herët, ke më shumë mundësi për të mbajtur një trup në formë. Plus që e përgatisin trupin që kur të rriten të mos kenë probleme nga sfidat që sjellë jeta, siç është lindja apo rezistenca e trupit.
Ju jeni vetë instruktore apo keni njerëz të punësuar?
Përveç se kam dhe të punësuar, jam dhe vetë që qëndroj aty. Individët që vijnë në palestër kanë nga nevojat më të ndryshme dhe mundohem t’i ndihmoj që të marrin atë që duhet. Eksperienca ka bërë që të kem të qartë se çfarë ka nevojë personi dhe tashmë jam në stadin që njerëzit kanë besim se eksperienca ime vlen për nevojën e saj.
Po vajzës suaj, çfarë këshillash i keni dhë- në në lidhje me trupin?
Vajzës time i kam dhënë shumë këshilla, mbi të gjitha të jetë e disiplinuar me regjimin dhe ajo i ka zbatuar ato, fakt që e tregon më format e saj të mira sot. Ajo që e vogël nuk është ndarë nga unë, ku më ka ndjekur në çdo aktivitet, dhe e kam pasur si një shoqe, është rritur me mua. Ky lloj trajtimi i asaj i ka bërë shumë mirë, sepse edhe në kërkesat e jetës i ka bërë shumë mirë sepse kur të shkon gjaku në tru, mendimet i ke shumë më të hapura dhe ky sport të ndihmon.
A është Armina frekuentuese e rregullit e palestrës apo e neglizhon ndonjëherë?
Mund të ndodhë që të mungojë ndonjëherë sepse puna është e ngjeshur, por koha në palestër një orë e gjysmë në ditë nuk të prish asgjë. Edhe një shkëputje një javore apo diçka më shumë nuk të prish punë, por s’duhet të kesh mendimin se kjo mund të bëhet për një muaj apo për dy muaj, siç mendojnë një pjesë e madhe e njerëzve. Pak më lart na thatë se palestra ndihmon edhe vajzat që bëhen nëna për të pasur

trupin në formë.
Ju vetë jeni bërë vetëm një herë nënë. Ka qenë kjo një sakrificë për të mbajtur trupin në formë?
Jo s’ka të bëjë fare. Edhe me një herë nënë, trupi mund të mos jetë në formë. Por mua më ka qëlluar rrugëtimi i jetës time në këtë formë. Unë kam në palestër disa gra shtatzana dhe këshilla që u jap është nuk duhet ta shmangin shtatzëninë, sepse palestra mund të bëhet deri ditën e fundit të të qenit shtatzanë.
Me që jemi te Armina. Tashmë nuk është më sekret, ajo po jeton një histori dashurie me Shkëlzenin, djalin e ish-Kryeministrit Sali Berisha, si po e përcillni ju si nënë këtë pjesë?
Për mua mjafton që vajza ime është e lumtur, që sytë e saj shkëlqejnë dhe kjo mjafton, është terapi, më besoni. Unë ndjehem e plotësuar. Unë kur e shikoj ashtu ndihem shumë mirë, them se është përpjekja e fundit që prindi shikon sytë e vajzës dhe për mua kjo është e gjitha. Të tjerat janë pa rëndësi dhe s’dua t’i komentoj.
Historia e vajzës suaj është komentuar shumë, kur shpeshherë edhe është ekzagjeruar me komente, ju si jeni ndjerë?
Në Shqipëri të gjitha gjërat ekzagjerohen. Ose në njëfarë mënyre fantazohen. Shumë njerëz që rrinë kot, fantazojnë. Realiteti flet vetë dhe koha sheshon shumë gjëra. Nuk është e nevojshme t’u japësh përgjigje për gjithçka, njerëzve që rrinë kot. Mund t’u themi të mos rrinë kot nëpër kafe e të pinë cigare se të bën keq, por të merren me jetën e tyre.
Të mungon ajo në shtëpi, meqë tashmë u bën disa kohë bashkëjeton me Shkëlzenin?
Unë kam një parim dhe kur kam qenë vajzë, objektivat e jetës time i kam pasur të qarta, kam fjetur me ëndrra dhe ëndrrat në mëngjes i kam bërë qëllim. Mua qëllimi i jetës së saj më mbush. Ajo është e rritur tashmë, është vajzë e thjeshtë dhe me këmbët në tokë, dhe di çfarë të kërkojë në jetë.
E keni takuar ju bashkëjetuesin e vajzës dhe dhëndrin tuaj?
Sigurisht që po. E kam takuar me shumë kënaqësi madje.
Çfarë marrëdhëniesh keni me të, është ai një shok i mirë?
Është një djalë shumë i mirë. Është djalë pa komplekse. Mënyra se si është rritur e ka bërë atë një djalë të shkëlqyer, e gjitha kjo mua më finalizon dhe përmbush objektivat e mia. Ai është i kompletuar dhe vajza është e kompletuar dhe e lumtur, dhe të dy ndihen në qiellin e shtatë, dhe unë jam e lumtur. Ja u siguroj këtë të gjithëve, ndaj, njerëzit të rrinë të qetë.

DELETED
Qellimi eshte paraja, mjeti eshte …
Per femijet e Zenit me Sadijen kush kujdeset ?
Si te therrasin ty ata gjyshe Moza? 😛
Shqiperi esapi!!!sikur eshte i pari ne kete bote qe ndahet nga gruja dhe dashurohet me nje tjeter ,suksese dhe qofeshi te dashuruar perhere.
u bo deti kos dhe o burra te hame nje luge,,, dhe puna zenit keshtu eshte,, keto Jane esperienza te reja per zenin,, e provon ,nuk asgje per te humbur, ka gurin dhe arren, ne fund fattura i shkon babushit sales,,, sala nuk shkon ne prokurori, ska gje prokuroria per salen eshte parlamenti ku shpif dhe lexon librat e shpise te deputeteve, vetam aty ai ndihet i sigurte , shpif , shpif se dicka do ngelet, kjo eshte parrulla e sales,,, nuk e kuptojne se Kane ndryshuar shume gjera,, jam kurjoz ti shikoj fundin kesaj endrre te keqe 25 vjecare dy gishtash , dhe 50 vjecare me grushtin perpjet, gjithashtu mbarimin e filmimeve qe Kane per njeri tjetrin, shpresoj per nje prokurori alla borsellino dhe falcone,, e uroj per te gjith popullin shqiptar.
Keto qe shkruan ti moj Moza , te gjithe e kuptojne , qe nuk jane fjale zemre. Nje nene e mire do lumturine e vajzes se saj , kur ajo ben zgjedhjen e duhur ne jeten bashkeshortore. Ky cift eshte lidhur per para e jete lluksi e jo per dashuri. Fatkeqesi …….po dardha e ka bishtin prapa ……
Kjo Moza eshte nene tipike e mbas viteve 90,sigurisht dhe e bija nuk kishte nga te ngjante,se sa per babain nje cop mishi me dy sy.Kjo nene dhe e bija jane nje shembull i keq per te tjeret. Jetojme ne nje kohe qe dhe vesi eshte kthyer ne virtyt.
Eshte teper e çuditshme, sipas “zakonit” krejt hajnat flasin mire per hajnat, krejt te poshtrit flasin mire per te poshtrit, krejt mashtruesit flasin mire per mashtruesit, te gjithe kriminelet flasin mire per kriminelet dhe me nje fjale te gjithe te keqijte flasin mire per te keqijte dhe kesisoji zgjate miqesia e tyre e njerezores” dhe e profesionit…
DRENICA E KUQE
Opo mjere, mjere baba thuaj, I shkreti, eshte mbledhur sa nje grusht dhe me shume i ngjan nje trumcaku te semure se sa nje spikeri sqimatar!