Shkëlzeni thotë për Gjergjin se i ka dalë boja

Dita

Shkëlzen Berisha, i është përveshur kandidatit të pavarur Gjergj Bojaxhi. Duke cituar Kreshnik Spahiun, Zeni ka arritur në disa përfundime. Mesditën e djeshme, në Facebook-un e tij, ai shkruan: “Intervista e pa përgënjeshtruar e Kreshnik Spahiut dje tek Zonë e Lirë sipas së cilës Rama i ka kërkuar vendosjen e Gjergj Bojaxhiut si deputet dhe kryetar të Aleancës Kuq e Zi për Tiranën më shumë se Bojaxhiun rëndon Piktorin. Të parit ka kohë që i ka rënë lustra dhe i ka dalë boja e vërtetë.

Më së shumti mësuam se ai është një Gjergj shumë përdorimsh që është përdorur pa kursim dje, sot dhe do vazhdojë të përdoret derisa të mos i hyjë më në punë askujt. Rama
nga ana tjetër është votuar për të mbajtur premtimet që ka dhënë për hapjen e vendeve të punës, shëndetësi falas, ulje çmimesh, ulje taksash, investime, rritje ekonomike, integrim në BE… Dështimi i realizimit të tyre nuk mund të mbulohet me diversione
ndaj zgjedhësve dhe opozitës. Ai duhet të përballet me elektoratin e majtë e të djathtë me bilancin qoftë dhe skandaloz të punës së tij. Por në
pamundësi për të shitur rezultate dhe arritje ai ka vendosur të shesë një Gjergj të përdorur.

Për fat të mirë nuk do t’ja blejë askush”.
Në fakt o Shkëlzen, me thënë të drejtën, Rama është votuar që ti, një miliarder pa asnjë ditë punë të ishe atje ku duhej të ishe, jo të kakarisje
në Facebook. Ky po, që shtë një alamet premtimi i pambajtur i Ramës. Merre kalin dhe kalëro njëherë andej nga Gërdeci.

Share This Article
7 Comments
  • O Xen ! Me qenese edhe kalin ashtu si dhe gjerat e tjera i ke te vjedhura , mire eshte ta mbyllesh ” squpin ” ! Po le qe ku di t’i per ate pune ! Kot nuk te thone ty ” dauni i shtepise ” apo ” budallai ” me perkedhelje !
    Se hiqesh edhe si fetar ! Se edhe emrin ja ke vene vajzes tende Medina ( tre vende te shenjta ka bota – Meka , Medina dhe Jeruzalemi ) dhe na cfaqesh se bashku me motren tende ne cdo
    Dreke Syfyri e Ramazani !
    Po te besosh sadopak , i ve pak fre gojes , se nje gje duhet ta dish : Sala jot nuk do thahet mbi dhe , apo te ka thene Fazllici se do te mbroje ??!!

  • Na ngre nervat dhe ky trapi!! e katandisi PD shoqate me idiotizmat e veta
    Nuk kam pare me te papergjegjshem se ky.
    Edhe po fitoi dr, Kosova ky do ti rrije neper kembe si tropojan i specializuar qe eshte.
    Thoshin qe edhe Basha nuk bente dot asgje me rendesi pa okejin e ketij idiotit
    Xeni!!GERGJ BOJAXHIU ESHTE NJE NJERI ME INTEGRITET DHE QYTETAR.
    MERR APO NUK MERR VOTA ATE E VENDOS SOVRANI.
    SELAM ALLOKUM DHE JEPI TAGJI KALIT MOS HARRO!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *