“Shkëlzenin e vrava për nder, përgojonte motrën time shtatzënë”

redaktor

Betim Buçi, 17 vjeç, ka pranuar autorësinë e vrasjes së Shkëlzen Kalas, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Hajdaraj të Kavajës.

Ai ka thënë se e ka qëlluar 25-vjeçarin në gjumë, për arsye nderi.

Në dëshminë e dhënë në polici, Buçi ka thënë se krimin e ka kryer për nder, për shkak se viktima i përgojonte motrën, duke thënë se fëmija që ajo priste, ishte i tij.

Nuk mund ta duroja më Shkëlzenin. Vendosa që ta vrisja. E qëllova për vdekje teksa ishte në gjumë dhe kallashnikovin me të cilin e vrava e lashë sipër krevatit ku po flinte“, ka thënë 17-vjeçari, raporton “GSH”.

Unë kam vëzhguar të gjitha lëvizjet që bënte Shkëlzeni. Atë natë (të shtunën), rreth orës gjashtë të darkës shkova tek godina ku Shkëlzeni ishte punësuar si roje dhe që është në pronësi të Eltonit. Më pas e kam ruajtur kur ka ngrënë darkë dhe ka pirë gati një litër raki. Ai qëndronte në katin e dytë të objektit (lokal e banesë në ndërtim e sipër). Gjatë atyre orëve unë kam qenë roja i tij. Kishte ditë që e kisha menduar dhe planifikuar që do ta vrisja, pasi nuk duroja dot më”, ka thënë ai në dëshminë e tij.

Unë kisha marrë një kallashnikov me disa plumba që të kryeja vrasjen. E pashë kur Shkëlzeni fiku dritën dhe ra të flinte rreth orës 23:00. Më pas hyra në ndërtesë, duke thyer një xham në katin e parë që shërben si lokal, dhe u ngjita në katin e dytë, aty ku ishte shtrirë e flinte Shkëlzeni. Unë e dija që ai ishte shumë më i fuqishëm se unë dhe nuk mund t’i bëja dot gjë. Prita që ta zinte gjumi. Shkëlzeni nuk e priste që unë do t’i shkoja aty me armë. E qëllova për vdekje kur ishte në gjumë. Gjuajta dy herë ndaj tij. Plumbat e kanë zënë në kurriz. Edhe kur kam dalë tek dera kam shtënë prapë në drejtim të tij”, tha më tej ai.

Bashkë me 17-vjeçarin është arrestuar si bashkëpunëtor edhe 27-vjeçari Elton Hoxha, punëdhënës i viktimës./b.l

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *