Një amerikan ka vendosur që ta shkëmbejë shtëpinë me një iPhone 6.
“Kjo është e vërtetë. Klienti im është jashtë shtetit dhe ai më tha se do të jetë i gatshëm për të shkëmbyer pronën për një iPhone 6. Ai do një iPhone 6, por unë mendoj se ai është i gatshëm të negociojë”, tha avokatja e tij.
Pronari i kësaj banese është i gatshëm të bëjë tregti edhe për një iPad 32 Gigabyte.
Ai e ka blerë shtëpinë në Detroit për 41 mijë dollar, ndërkohë që aktualisht jeton në Austri.
