Dy ditë më parë kryeministri Rama ishte në qytetet juglindore të Korçës dhe Pogradecit. Ai shoqërohej nga zëvendëskryeministri, Niko Peleshi që vjen nga ajo zonë. Në të dy takimet, kreu i qeverisë shqiptare u prit nga kryetarët e bashkive respetive.
Në Pogradec e priti i zgjedhur vendor, Artan Shkëmbi, i cili mban dhe po
stin e kryetarit të shoqatës së bashkive. Po ashtu edhe në Korçë, Rama, u prit nga Sotiraq Filo që është kryetar i zgjedhur vitin e fundit në krye të bashkisë. Ajo që ra në sy ishte fakti se të dy kryebashkiakët e pritën kryeministrin sikur të ishin… drejtor rrugësh. Askush nuk kishte vënë shiritin që ia kërkon posti që është një rrip me simbolin kombëtar.
Në bazë të protokollit të shtetit kryebashkiakët kur presin presidentin, kryeministrin, diplomatë të huaj, apo krerë shtetesh të huaja, e kanë detyrim të kenë atë shirit që tregon dhe pozicionin e tij. Po me sa duket në qytetet e juglindjes nuk duan t’ia dinë shumë për protokoll. Ec e merre vesh se kush është Sotiraqi e kush është Artani.
Do thoni ju, nuk çalon gomari nga veshët! Dakord. Por vetëm nëse Artani e Sotiraqi pranojnë që… veshët nuk i kanë të tyret.
