Shkenca e vërteton: Përtacia, shenjë e inteligjencës

Leda Hysa

Ju tani mund të keni një justifikim tjetër për të parë filma dhe për të qëndruar pa bërë gjë gjatë gjithë ditës. Kjo pasi të qenit dembelë sipas raportit të fundit, rezulton se jeni inteligjent!

Një studim i ri zbulon se njerëzit inteligjent kanë një mënyrë të tillë jetese, pasi ata rrallë bëhen të mërzitur dhe shpenzojnë më shumë kohë në mendimet e tyre.

Studiuesit zbuluan se ata që mbushin ditën e tyre me aktivitet fizik janë shpesh ‘jo-mendimtarë’ dhe bëjnë këtë për të stimuluar mendjet e tyre në mënyrë që ta shpëtojnë trurin.

Për të kuptuar nëse përtacia është një shenjë e inteligjencës, ekipi ka zgjedhur 60 studentë universitarë nga Universiteti Shtetëror Appalachian në Boone, Karolina e Veriut.

Gjysma u konsideruan si “mendimtarë” dhe tjetra “jo-mendimtarë” – këto etiketa iu dhanë individëve pasi ata të përfundonin testin e nevojës për njohje.

Secilit individ i është dhënë një ‘pajisje aktrige’ për t’u veshur gjatë shtatë ditëve të ardhshme.

Kjo i lejoi ekipit të monitorojë lëvizjet dhe nivelet e aktivitetit të 60 nxënësve dhe mori një rrjedhë të dhënash për të analizuar.

Pas shtatë ditëve, ekipi përpiloi mostrat e tërhequra dhe gjeti që ‘mendimtarët’ ishin shumë më pak aktivë sesa ‘jo-mendimtarët’.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *