Shkencëtarët kanë bërë një zbulim që mund të shënojë kthesë në luftën kundër kancerit. Studiuesit e Universitetit të Pensilvanisë kanë zbuluar se si vete organizmi i njeriut mund të shkatërrojë qelizat kancerogjene. Ata kanë arritur të identifikojnë një molekulë, që quhet TIC10, e cila aktivizon një proteinë që ndihmon për të luftuar sëmundjen.
Proteina e njohur si TRAIL ndalon përhapjen e tumorit gjatë mbikëqyrjes imune, një proces që ka të bëjë me “patrullimin” nga ana e sistemit imunitar në kërkim të qelizave kancerogjene.
Ky proces në shumë raste e humbet luftën me kancerin, çka çon në përhapjen e tumorit në trup. Por çelësi i zgjidhjes është pikërisht përdorimi i proteinës TRAIL si një mënyrë për të luftuar kancerin me diçka që është vetë pjesë e sistemit imunitar dhe nuk sjell në organizëm substanca toksike si në rastet e kimioterapisë apo radioterapisë.
Për më tepër, përmasat e vogla të qelizës TIC10 e bëjnë atë më të efektshme se zbulimet e mëparshme. Një tjetër anë pozitive e TIC10 ka të bëjë me aktivizimin e proteinës TRAIL jo vetëm te qelizat kancerogjene, por edhe tek ato të shëndetshmet. Në rastin e kimioterapisë, ky proces njihet si efekti paralel, çka do të thotë se vret edhe qelizat e shëndosha që gjendet pranë atyre kancerogjene. Pavarësisht se studimi është testuar deri tani vetëm te minjtë, ekspertët janë shpresëdhënës se ai do të funksionojë edhe te njerëzit. Studimi është publikuar në revistën “Science Transational Medicine”.
O kokat e shkences! Same shpejt perdoreni te njerezit se u lemeris dynjaja.
Rrofsh Dita per informacionin!
fameniderit per informacionin….me hyri shume ne pune per nje projekt shkollor 🙂
A gjendet diku kjo protein ?