Raketa të vogla, në madhësinë e një chip -i që përdoren në paisje teknologjike, do të nisen drejt hapësirës për të studiuar universin e largët, në një prej projekteve më premtues të historisë së njerëzimit për eksplorimin e hapësirës.
Shkencëtarët, përfshirë Stephen Hawking, me ndihmën e Yuri Milner dhe Mark Zuckerberg do të dërgojnë “anije mikroskopike” në hapësirë.
Ky projekt ambicioz mund të zbulojë sekrete të mëdha të universit dhe do t’i lejojë njeriut që të fotografojë vende ku mund të ketë kushte të përshtatshme për të jetuar.
Projekti i prezantuar mbrëmjen e së martës quhet “Starshot Project” dhe shkencëtarët shpresojnë që të dërgojë robotë të vegjël në sistemin diellor më të afërt, “Alpha Centauri”, 25 trilion milje larg.
Për të mbërritur atje në rrugë normale do të duheshin 30 mijë vite, por projekti i ri shpreson që falë përdorimit të raketave të vogla të mbërrijnë për 20 vite.
Shkencëtarët besojnë se sistemi “Alpha Centauri” mund të ketë një planet të ngjashëm me tokën që mund të gjendet në “zonat e tij të banueshme”.
Raketat e vogla janë të përbëra nga kompjutera dhe janë të pajisura me kamera, navigator, mundësi karikimi dhe mund të fluturojnë me 25 përqind të shpejtësisë së dritës.

është thjesht një teori!!
nuk është se do të nisen “nesër”!!
më parë duhen prodhuar këto nano raketa!!