Shkencëtarët: Rrezet e diellit arma sekrete kundër koronavirusit

Leda Hysa

Një pranverë me diell mund të shpjegojë pjesërisht pse rastet e koronavirusit kanë rënë ndjeshëm në javët e fundit, sipas shkencëtarëve.

Disa studime kanë sugjeruar se vitamina D mund t’i mbrojë njerëzit të mos kontraktojnë koronavirusi. Rrezet e diellit janë një nga burrimet më të mira të vitaminës jetike.

Profesori Keith Neal, një epidemiolog në Universitetin e Nottingham, tha që rrezatimi ultravjollcë i diellit shkatërron virusin menjëherë përpara se të udhëtojë nga një person tek tjetri.

Profesor Neal u shpreh për MailOnline se: Drita e diellit përfshirë edhe rrezatimin ultravjollcë dëmton ADN dhe ARN. Viruset e mbetura në sipërfaqe jashtë do të thahen dhe do të dëmtohen nga rrezatimi UV.

Ekzistojnë disa prova që vitamina D zvogëlon rrezikun nga viruset e frymëmarrjes dhe ka prova se mungesa e kësaj vitamine dëmton sistemin imunitar.

 

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • virusit ka mburojen proteinike – ate me korone/kurore – qe ja mbron ADN/ARN nga rrezatimi UV i djellit.
    virusi eshte materje midis botes se gjalle dhe botes inorganike, pra midis asaj me jete dhe pa jete. Keshtu pra rrezatimi djellor nuk e vret nese ADN/ARN eshte e mbuluar me proteinen e tij.

  • Mbase pikat e peshtymes qe perhapin virusin thahen e zhduken nga temperatura e larte e ajri i thate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *