Intensiteti dhe përmasat e përmbytjeve në Gjermani këtë javë kanë tronditur edhe shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike.
“Askush nuk parashikoi që rekordet të thyheshin me kaq shpejtësi dhe kaq shumë, në një zonë kaq të gjerë”, -shkruan The Guardian.
Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit në SHBA dhe Kanada, ku temperaturat arritën 49.6 gradë Celsius dy javë më parë, përmbytjet në Evropën Qendrore kanë ngritur frikën se ndryshimet klimatike të shkaktuar nga njerëzit po e bëjnë motin ekstrem dhe të paparashikueshëm.
Në Gjermani numri i viktimave po rritet, dhjetëra mijëra shtëpi janë përmbytur dhe furnizimi me energji elektrike është ndërprerë.
Pjesë të Rhineland-Palatinate dhe North Rhine-Westphalia u përmbyt me 148 litra shi për metër katror brenda 48 orësh. Qyteti Hagen shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pasi lumi Volumi shpërtheu shtratin dhe ujërat e tij u ngritën në nivele që nuk mbahen mend më parë.
Shkencëtarët e klimës kanë parashikuar prej kohësh që emetimet e gazrave do të shkaktonin shumë përmbytje, valë të nxehtësisë, thatësira, stuhi dhe forma të tjera të motit të keq, por vërshimet e fundit kanë tejkaluar edhe pritshmëritë më pesimiste.
“Unë jam i befasuar,” tha Dieter Gerten, profesor i klimatologjisë dhe hidrologjisë për ndryshimet globale në Institutin e Potsdamit. “Jo vetëm jemi shumë mbi normalen, por shtrirja dhe shpejtësia me të cilën u zhvilluan këto përmbytje është e frikshme”.
Shkencëtarëve do t’u duhet më shumë kohë për të vlerësuar shkallën në të cilën veprimet njerëzore e bënë këtë dukuri të motit më të mundshme.
O.J/DITA

ZOTI PO TREGON FORCËN..
SEPSE JEMI ZHYTUR NË LLUM, NGADO KA VRASJE ,KORRUPSION AMORALIZËM ,PORNOGRAFI, PEDOFILI, KAFSHOFILI ,ZHFRYTËZIM ,BABËZI ,PANGOPËSI ..ETJ ETJ.
FAMILJA SI KONCEPT ËSHTË SHKATËRRUAR , MORALI GJITHASHTU , NDERSHMËRIA SI KONCEPT ËSHTË ZHDUKUR , BESIMI NË ZOT GJITHASHTU.
NDËRKOHË QË ,PEDOFILIA KA ARRITUR KULMIN, SHEH PRIFTËRINJ QË PËRDHUNOJNË ME VITE FËMIJË TË MITUR, POR JO VETËM PRIFTËRINJ POR EDHE POLITIKANË,GJENERALË,PRINCA ,BANKIERË ,MILIARDERË ETJ, POR NUK MJAFTOHEN ME KAQ POR BËJNË EDHE THERROR NË EMËR TË SATANAIT (SHPELLA BOHEMIANS) PRA S’KEMI PËRSE TË BËHEMI SI TË ÇUDITUR QË PO NDODHIN KËTË GJËRA …
NË WMËR TË SHKENCËS ,PO VRASIM NJERËZIT (COVID, AIDS, H1N1 ETJ)
Mos ja atribuo Zotit keto katastrofa , por njeriut , por jo sirezultat i gazrave sere , por i sistemit HARP qe ndodhet ne kanada ( por qe nuk kontrollohet nga qeveria e Kanadase , por nga iluminatet), ky sistem shkakton termete dhe katastrofa klimaterike nuk ka mu ndesi qe ne kanada te kete temperatura deri ne 49 grade ndekohe qe keto temperatura nuk arihen ne sahara